LIRIA, absolute apo relative?

Nocioni i lirisė sė njeriut ėshtė i pandashėm nga mendimi etik. Pa marrė parasysh tė gjitha ndryshimet dhe proceset nėpėr tė cilat ka kaluar ideja e lirisė njerėzore, ajo ka mbetur temė konsta­nte nė historinė e etikės. Me refuzimin e lirisė, refuzohet edhe etika si ide, sepse liria ėshtė pėr etikėn ajo qė pėr fizikėn janė ha­pėsira,koha, dhe sasia.

Liria ėshtė aftėsia e vullnetit tė njeriut pėr tė vepru­ar, ose pėr tė zgjedhur nė mes tė shumė mundėsive nė mėnyrė tė lirė e pavarėsisht nga detyrimet ose motivet. Nė historinė e kėtij problemi filozofik, etik e fetar, kryesisht janė identifikuar dy drejtime:

Determinizmi. – Sipas kėtij drejtimi, vullneti i njeriut nuk ėshtė i lirė. Edhe Sokrati edhe Aristoteli nė Greqinė e vjetėr, me­ndonin se njeriu ėshtė i determinuar. Spinoza mendonte se liria e vullnetit nuk ėshtė tjetėr veēse njė iluzion. Kėshtu mendojnė, me specifika tė ndryshme, edhe Seneka, Volteri, Holbahu etj.

Indeterminizmi. – Sipas kėtij drejtimi, vullneti i njeriut varet nga vetė njeriu, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė ka kuptim pėrgjegjė­sia pėr fjalėt, veprat dhe sjelljet e veta. Tė kėtij mendimi janė fi­lozofėt, si E. Kanti, K. Jaspersi, Zh. P. Sartri, sėrish me specifika tė vogla.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.