Lule të gabuara – Elvira Dones

Këtë herë u bashkuan të gjithë, viktima e padronë. Kush përdori duart, kush këpucët, thasët e sapozbrazur të plehrave, copra karrigesh të thyera, dhe ia ndezën kurrizin paq shoferit.
Kur mbërriti policia, Ahmet Lamaj dergjej përtokë, mes një harte gjaku e kockash të bluara. Dy mace vërtiteshin rrotull burrit pa e përfillur, ishin aty për hesap të tyre, po i merrnin erë shoshoqit para se të kapërtheheshin, ç’ punë kishin me njerëzorin që dergjej në tokë?
Katër veturat me pesë kurvat brenda ishin zhdukur nëpër pranverën e zhurmshme, midis diellit që më në fund kish dalë të ngrohte ca, horri, edhe ai. Veturat shkarkuan gratë para barakës ku banonin.
“Herë tjetër na shkoftë më mbarë.”
Përshëndetën meshkujt me tallje. Ashtu, mërmëriti zëzvarritur Ekstaza dhe vështroi këmbët e saj hollivudiane.​

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.