Lumturia sipas Platonit

Më shumë se 2000 vjet më parë, kur Platoni themeloi dhe hapi shkollën e tij, Akademia, ai zgjeroi sferën e ideve filozofike duke krijuar një vend ku athinasit mund të teorizonin rreth pyetjeve më të thella të epokës, një prej të cilave ishte se si të arrinin lumturinë njerëzore.

Pyetjet rreth natyrës njerëzore dhe lumturisë ishin pjesë përbërëse e mësimeve të Platonit, i cili besonte se lumturia, natyra, bukuria dhe shoqëria ishin të gjitha të ndërlidhura dhe secila shërbente për një qëllim në aftësinë tonë për të lulëzuar dhe për të jetuar jetë të përmbushur.

Në librin e tij, “Republika”, Platoni argumenton se vetëm kur e kuptojmë vërtetë natyrën njerëzore mund të gjejmë lumturinë individuale dhe stabilitetin shoqëror. Ai gjithashtu theksoi se njerëzit nuk janë të vetë-mjaftueshëm, por në fakt përfitojnë shumë nga ndërveprimi shoqëror dhe miqësia.

Megjithatë, vetë lumturia nuk varej nga punët e jashtme, shoqëria apo miqësitë. Për Platonin, kërkimi për të gjetur lumturinë individuale shkonte paralelisht me kërkimin për të kontrolluar veten tonë të brendshme, domethënë tundimet, dëshirat dhe emocionet tona.

“Njeriu që bën gjithçka që të shkuar drejt lumturisë, duke mos u varur nga njerëzit e tjerë përvec vetes, ka miratuar planin më të mirë për të jetuar në lumturi.”
Platoni, “Republika”

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.