Mahatma Gandi – Pse bërtasin njerëzit e zemëruar?

Një ditë një mendimtar indian u bëri dishepujve të tij pyetjen e mëposhtme:
Pse njerëzit bërtasin, kur janë të zemëruar?
Ata bërtasin, sepse humbasin qetësinë,” u përgjigj njëri prej tyre.
Mirëpo pse bërtet kur njeriu tjetër gjendet shumë afër tij?” pyeti përsëri mendimtari.
Epo, bërtasim sepse dëshirojmë që njeriut që i drejtohemi të na dëgjojë“, u përgjigj një dishepull tjetër, megjithatë i urti vazhdoi me pyetjet e tij:
A nuk është e mundur t’i flasësh me zë të ulët?

U dhanë përgjigje të ndryshme, por asnjëra nuk e bindi mendimtarin.
Pastaj ai bërtiti: “A e dini ju pse i bërtasim një njeriu tjetër kur zemërohemi? Pse nuk e dini? Fakti është se kur dy njerëz janë të zemëruar, zemrat e tyre janë larguara shumë në mes vete. Për të mbuluar këtë distancë, duhet britma në mënyrë që të mund të dëgjojnë njëri tjetrin. Sa më të zemëruar të jenë ata, aq më fuqishëm do të bërtasin për të ndierë njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, çfarë ndodh kur dy persona janë të dashuruar? Ata nuk bërtasin, ata flasin me butësi. Dhe pse? Sepse zemrat e tyre janë shumë afër njëra tjetrës. Distanca midis tyre është e vogël.

Ndonjëherë zemrat e tyre janë aq afër, saqë as nuk flasin, por thjeshtë pëshpëritin. Dhe kur dashuria është më e fuqishme, nuk është domosdoshme as të pëshpëritin, thjeshtë mjafton të shikohen në sy. Zemrat e tyre kuptohen. Kjo është ajo që ndodh kur dy njerëz duan njëri-tjetrin. Ata afrojnë zemrat e tyre.”

Para largimit mendimtari përfundoi duke thënë:
Kur diskutoni, mos lejoni që zemrat tuaja të largohen, mos thoni fjalë që mund t’ju largojnë më shumë, sepse do të vijë një ditë, kur distanca do të jetë aq e madhe, sa nuk do të gjendet kurrë më rruga për t’u kthyer!

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.