Mario De Andrade – Nuk kam kohë për t’u marrë me njerëz absurdë!

Shpirti im ngutet… Numërova vitet e mia e zbulova që sot e tutje më ka mbetur më pak kohë për të jetuar, krahasuar me atë që kam jetuar më parë. Ndihem si ai fëmija që i dhurojnë një pako me ëmbëlsira: të parat i ha me kënaqësi, po kur sheh se kanë mbetur pak në fund, fillon e i ha ngadalë për t’i shijuar më mirë.Nuk kam kohë për mbledhje të pambarimta, ku diskutohen statute, rregulla, procedura e rregullore të brendshme… uffaaa c’bezdi.

Nuk kam kohë për t’u marrë me njerëz absurdë, që pavarësisht moshës së tyre kronologjike nuk janë rritur kurrë. Nuk kam kohë; dua të shijoj thelbin, esencën e gjërave… sepse shpirti im e ka me ngut… në pakon time nuk më kanë mbetur edhe shumë ëmbëlsira… Dua të jetoj pranë njerëzve humanë, shumë humanë, që dinë të qeshin me gabimet e tyre, e nuk fryhen si gjela për arritjet e tyre, njerëz që nuk dinë të mbajnë përgjegjësitë e tyre. Kështu nuk cënohet e mbrohet dinjiteti e shkohet përpara me vërtetësi e ndershmëri. Eshtë thelbesore, që ia vlen ta jetosh.

Dua të rrethohem me njerëz që dinë të prekin shpirtin, që të hyjnë në zemër, njerëz që goditjet e ashpra të fatit nuk ua kanë ashpërsuar butësinë e shpirtit. Po, e kam me ngut, për të jetuar me intensitetin që të jep vec pjekuria. Nuk dua të coj dem asnjë ëmbëlsirë të mbetur. Jam i sigurtë se do të jenë shumë të shijshme, shumë më të mira se ato që kam ngrënë deri tani. Objektivi im është të arrij fundin i kënaqur dhe në paqe me ndërgjegjen time dhe të dashurit e mi… Mendoj, se secili prej nesh ka dy jetë dhe e dyta fillon kur e kuptojmë se për të jetuar kemi vetëm nje mundësi.  

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.