Maya Angelou – Une ngrihem perseri

Mund te gezohesh se po me braktis,
Se nga dhimbja e gjitha po mpihem
Ti mendon se po me shkel me kembe,
Por si pluhur, une perseri do ngrihem.

Te shqeteson kryelartesia ime?
C’gje te shkaktoi, papritur merzine?
Se une rri sikur kam puse me nafte,
Qe burojne aty poshte ne kuzhine?

Njesoj si dielli, njesoj si hena
Ne baticat ne harmoni
Njesoj si shpresa qe cohet lart,
Une do ngrihem perseri.

Deshiroje te me shihje te thyer,
Me koke te ulur e sy me lot,
Me supe varuru si lule thare,
Grua e mjere qe nje fjale se thote?

Mos te lendon krenaria ime,
Mos ndoshta kujton se po lajthis,
Se qesh sikur kam miniera ari,
Atje prapa, ne oborrin e shtepise?

Mund te me qellosh me fjalet e tua,
Mund ti plagosesh syte e mi,
Mund te me vrasesh me urrejtjen tende,
Por njesoj si era do ngrihem perseri.

Brengosesh se jam e bukur, seksi,
Pse te kapi papritur habia?
Se une eci sikur kam diamante
Aty ku takohen kofshet e mija?

Nga kasollet e turpit te historise
Une ngrihem
Nga e kaluara e hidhur , mes bukurise
Une ngrihem;
Jam ujvare e larte, e zeze freskuese,
Po fryhem e derdhem po aq tmerruese.

Duke lene pas friken e nates se gjate
Une ngrihem
Ne nje agim mrekullisht te qarte
Une ngrihem
Duke bartur dhuntite e te pareve te mij
Jam enderra dhe shpresa e skllaves per liri
Une ngrihem perseri,
perseri ngrihem
Ngrihem perseri!

Shqiperuar nga: Rudi Pobrati

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.