Mbi jetën e Tolstoit

Tolstoi kishte një jetë familjare të pazakontë.Romani i tij klasik, Ana Karenina, hapet me fjalinë e famshme, “Familjet e lumtura janë të gjitha të ngjashme; çdo familje e palumtur është e palumtur në mënyrën e vet.” Vetë familja e tij ishte një ilustrim i këtij deklarimi. Ai ishte 34 vjeç kur u martua me 18 vjeçaren Sofia Behrs. Disa ditë përpara dasmës, ai i kërkoi asaj të lexonte ditarët e tij të detajuar mbi historinë e tij seksuale, pijen dhe kumarin. Ta detyronte atë të lexonte këtë histori të mjerë të prostitutave, shërbyeseve, grave të martuara, fëmijëve të mëparshëm dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, supozohej të ishte rrëfim i mëkateve të tij i cili do ta lejonte atë të fillonte martesën me një ndërgjegje të pastër. Ajo më vonë shkroi, “Nuk mendoj se e kam kaluar ndonjëherë tronditjen e leximit të atyre ditarëve… Akoma kujtoj therjet e dhimbshme të xhelozisë, atë eksperiecë të parë të tmerrshme të shthurjes mashkullore.” Pas një viti martesë, Sofia shkroi; “Lihem vetëm mëngjeseve, pasditeve dhe netëve. Kam për detyrë të përmbush kenaqesitë e tij dhe të rris fëmijën e tij, jam orendi shtëpiake. Jam një grua.” . Pavarësisht kësaj, ajo i dha atij 13 fëmijë dhe ndenji me të për 5 dekada martesë.

Duket kontradikta më e madhe, që një verbëri e tillë ekzistonte në një burrë, letërsia e të cilit shfaq një kuptim të thellë mbi natyrën njerëzore. Megjithatë, Tolstoi mbështetej më tepër në vizionin sesi gjërat duhet të jenë, sesa si ato në fakt janë. Në moshën 82 vjeçare, Tolstoi e la, dhe vdiq në një stacion treni disa ditë më pas.

Ndër arsyet për mungesën e tyre të lumturisë ishte fiksimi i tij në rritje më ideologjinë e tij personale. Nëse pyetja madhore e të gjitha filozofive politike është “çfarë janë marrëdhëniet e individit për shoqërinë”, libri i Tolstoit, Lufta dhe Paqja, është po aq një punim i filozofisë politike, sa është edhe trillim. Tolstoi gjithashtu shkroi shumë ese dhe libra të cilët detajonin pikëpamjet e tij mbi fenë, shoqërinë dhe politikën. Ai ndikoi shumë tek Ghandi dhe Martin Luther King me doktrinat e tij kundër dhunës.

Shkrimet non-fiction të Tolstoit janë të mbushur me vëzhgime brilante; “ Bëj një burrë të më mbajë mbi shpinë, dhe sidoqoftë siguroj veten dhe të tjerët që më vjen keq për të, dhe do bëja gjithçka për t`ia lehtesuar ngarkesën…përveçse të ulem nga shpina e tij.” Gjithashtu në shkrimet e tij është narcisist në mënyrë shokuese; ”Atëherë çfarë duhet të bëj nëse vetëm unë e kuptoj doktrinën e Jezusit, dhe vetëm unë kam besim në të, mes njerëzve që as nuk e kuptojnë e as nuk i binden?”

Tolstoi besonte se njerëzit duhet të jenë vegjetarianë, anarkistë, të mos kryejnë marrëdhënie seksuale dhe të mos konsumojnë alkool. Ata duhet të jetojnë një jetë varfërie dhe pune të rëndë. Ata duhet të besojnë në paqe dhe doktrinat e kristianizmit, por të jenë ateistë që braktisin fenë e organizuar. Në mënyrë paradoksale ai besonte se njerëzit nuk duhet ta ndjekin atë, pasi themeli i këndvështrimit të tij për botën ishte se njerëzit duhet të ndjekin ndërgjegjen e tyre, e jo diktatet e një organizate të jashtme.

Cfarë mund të mendojmë për një një baba të martuar që predikon abstinencën? Apo aristokratin që predikon varfërinë dhe refuzimin e pronës private? Apo shkrimtarin që nuk mund të kuptojë vetë gruan e tij, por është i aftë të arrijë mes brezave dhe kulturave, e të flasë drejt e në shpirtrat tanë?

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.