Mbi “Kalorësi i bronztë” të Paullina Simons!

Dy motra, Tatiana dhe Dasha, ndajnë një krevat në të njëjtën dhomë me villain dhe prindërit e tyre. Jeta e tyre është e varfër dhe e vështirë. Rutina e familjes Metanov thyhet më 22 qershor 1941, kur Hitleri sulmon Rusinë. Për familjen Metanov, për Leningradin dhe për Tatianën, jeta do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Atë ditë Tatiana takon një officer të ri të quajtur Aleksandër.

Në prag të dimrit rus, familja e saj vuan, ndërsa ushtria e Hitlerit avancon për në Leningrad. Mes bombardimeve të përditshme dhe me qytetin nën rrethim, Aleksandri dhe Tatiana tërhiqen drejt njëri-tjetrit nga një dashuri e pamundur. Një dashuri e cila mund të shkatërrojë familjen e Tatianës. Një dashuri e cila mban me vete një sekret që mund të vërë në rrezik jetën e kujtdo që e dëgjon.

Të përballur, nga njëra anë, me Hitlerin e pandalshëm dhe, nga ana tjetër, me sisteminSovjetik, I cili duket i vendosur të shkatërrojë shpirtin njerëzor, Tatiana dhe Aleksandri shkojnë kundër rrymës së vetë historisë, në pikën kritike të shekullit që krijoi botën moderne.

Aleksandri, një oficer trim i ri në Ushtrinë e Kuqe, me vetëbesim, që ruan një të kaluar misterioze dhe të trazuar, bie në dashuri me Tatiana Metanovën, ndërkohë që është i lidhur me të motrën e saj, Dashën. Historia e dashurisë është tepër tërheqëse, emocionuese dhe herë-herë pasionante. Por, Aleksandri dhe Tatiana duhet të mohojnë dashurinë e tyre, për shkak të besnikërisë që Tatiana ka kundrejt së motrës – një sekretqë do të vazhdojë gjatë, një sekret që mund të vërë në rrezik jetën e kujtdo që e dëgjon. Një dashuri e cila mund të shkatërrojë familjen e Tatianës.

Një roman që i jep mundësi lexuesit të jetë i gatshëm ta analizojë në të gjitha detajet, duke u lidhur jo vetëm emocionalisht me personazhet, por duke qenë gjatë gjithë kohës në pritje për të mësuar më shumë rreth fateve të tyre. Një libër që do të qëndrojë në mendjen tuaj gjatë.

Më poshtë ju sjellim disa fragmente nga libri i Paullina Simons:

  • Dashuria është kur ai është i uritur dhe ti e ushqen. Dashuri është kur ti e di kur ai është i uritur.
  • Dhe në mes të kaosit tim ishe ti.
  • I dashur Zot, nëse je aty diku më mëso të fsheh atë që nuk dita kurrë ta tregoj.
  • Aleksandër, a ishe duke kërkuar për mua? Gjatë gjithë jetës.
  • Nuk kam nevojë të marr frymë. Kam marrë frymë gjatë gjithë jetës.
  • “Tatiana e kuptoi se ishte shumë e re për të fshehur mire atë që ishte në zemrën e saj, por mjaft e rritur për të ditur se zemra e saj ishte në sytë e saj.
  • “Unë të dua pa frymë, njeriu im i mrekullueshëm”.
  • Bëja vetes këto tre pyetje, Tatiana Metanova, dhe do ta dish kush je. Pyet: Kush je?
  • Çfarë shpreson? Çfarë dashuron?

Perktheu dhe punoi: Indira Krymi

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.