Mbi librin dhe vrasësit e tij!

Në njërin nga librat e shenjtë fjalë e parë është “lexo”. Besohet që kjo thirrë drejtohet për leximin në përgjithësi dhe jo vetem për leximin e Atij libri. Edhe porosia më e madhe prindërore sa jemi famijë po ajo është, leximi. Përveç kësaj, bota ka përparuar në sajë të mendjeve të mirëlexuara. Të gjithë këto i japin libri dhe leximit një farë shenjtërie të fshehur. Shënjtëri kjo që ashtu si shumë shënjtëritë e tjera, sikur e ka humbur fuqinë. Për shumë arsye të cila dihen, dhe merren me mend. Në tallazet e shekullit të ri tregtia është ndoshta e vetmja shëjnjtëri që të bekon me një jetë luksose. Ndoshta kjo është arsyeja primare që lexuesit u bënë shkrimtarë, ndërsa moslexuesitit ngelën sërisht moslexues. Shkrimtarët nuk mbeten shkrimtarë, por u bënë agjentë marketingu,. Sigurisht, ata nuk është se e zgjodhen një gjë të tillë, por sidoqoftë, as nuk e refuzuan. Marketingu I një libri nuk është I njëllojtë me marketingun, fjala e bie, e një makine leshprerëse apo me reklamimin e dyshekëve sintetikë ku flejnë paqësisht shpirtrat e trazuar. Aspak. Kuptohet marketingu I një libri është shumë herë më I zorshëm. Duhen përdorur ca marifete që nuk përdorën në asnjë tregti tjetër, e që shkrimtarët kanë filluar t’I përdorin më së miri. Kështu për shembull, është e ndaluar që të reklamosh librin tend. Nuk është krim, por sidoqoftë, nuk ështe e këshillueshme,. Mund të ngjallësh antipati ose mund të të merret si mburrje. Askush nuk do blinte librin e një mburraveci që nuk përton të dërdëllisë për ato që ka shkruar. Në vend të kësaj është mirë të ngresh në qiell librin e dikujt tjetër, por pasi të jesh siguruar se, edhe ai tjetri do të ngrejë në qiell librin tend. Kuptohet, punë qokash.E kjo puna e qokave nuk mbaron me kaq. Përveç kësaj, pamvarsisht se letërsia dhe leximi janë pasione vetmitare, medoemos duhet të ngresh një portal, një klubin leximi, një fun page që t’i sherbesh letërsisë në përgjithësi dhe, nepërmjet letërsisë t’I shërbesh në veçanti librit tend. Duhet të mbash sa më të gjallë “netëork-un” tend. Të bësh komplimte nëpër rrjete sociale, të thuash ndonjë fjalë të mirë nëpër promovime, aktivititet rreth librit(edhe ato që bëhen me 5 karrike të zëna dhe 50 të lira) të mos I braktisësh kurrë. Sigurisht, marketingu nuk mbaron me kaq. Librit, ose autorit I duhet me patjeter një çmim. Merret me mend që ideal është çmimi I parë. Por edhe nëse është I dyti, nuk është keq. Juria që e jep, motivacioni për të cilin jepet nuk I hyn në punë as dreqit. Duhet vetem ai dreq çmimi Që të mos harrojnë që, pas emrit, në çdo kohë, në çdo vend, në çdo media, në çdo portal dhe portë komunikimi duhet që të bashkangjitesh edhe fjalën “shkrimtar” si profesion(paçka se nuk është I tillë. Nëse e gjitha kjo të duket rrungë e mundimshme, në të cilën nuk mund të shkohet, atëherë ndiq rrugën më të shkurtër: provoko. Sajo ndonjë gjë rreth seksualitetit të sërgjyshërve, thuaj që toka është e katërore, sulmo ndojë feje të caktuar apo shpik ndonjë teori denigruese kundrejt ndonjë rrace,. Vertet në këso rastësh më shumë se sa libër, bën pleh, ama e rëndësishme është se bëhesh I famshmën. Fundja më mirë të flitet keq për librin tënd sesa të mos flitet fare. Dihet, mortja e vertet e librave është harrimi… Gjithësa thamë më lart janë metona që perdorën gjerëshisht nga shkruesit e sotëm(të rinj e të vjetër), Ky është realiteti I librit që dikë mbon e dikë vret.. Duket ashiqare që mundi për shkrimin e një librin nuk është asgjë me mundimin për t’a çuar atë tek lexuesi. Jo më kot mund të ndeshësh me libra që, pamvarsisht nga trumbetimi I jashtëzakonshëm publicitar, kur I hap të mos I shtysh dot as dy faqet e para. Po kështu, ndoshta tregu I librit është I vetmi treg që shpërfill ligjin e kërkes-ofertës. Numri I librave të rinj që botohen është I përngjajshëm me numrin e albume muzikore që nxirreshin diku nga vitet 2000. Vallë a duhet që qitapet ku mbeshtillen gjitha pasionet njerëzore të shikohen thjeshtë si produkte marketing? Apo, pasioni më I madh njerzor është fama dhe suksesi, pa pyetur për mënyrat? Për t’u kthyer atje ku e nisëm, për një numër jo fort të vogël librash që sot janë në qarkullim, porosia prindërore dhe hyjnore, do të ishte”mos lexo’. Mos e derdh kohën tënde në kotësi. Mos I deno sytë dhe trurin me pleh…

Behar Jacaj

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.