Mbinjeriu

Koncepti mbi mbinjeriun (Übermensch) eshte nder me te arriturit e Nices dhe per mua nga te vetmit me vlera te verteta. – Sipas Nices mbinjeriu eshte njeri qe nuk pushon kurre se kapercyeri realitetin e tij te dhene faktik dhe kufizimet qe ai mbart, fale nje force krijuese dhe te rinovueshme papushim. Njeriu nuk eshte nje njeri nqs perpiqet te jete mbinjeri. Pra Nice e sheh ne nje kendveshtrim dialektik njeriun, ne levizje dhe ndryshim te vazhdueshem, ne nje ndryshim qe e con e duhet ta coje njeriun ne kapercimin e vetes dhe pas ketij kapercimi perseri lufte tjeter per te kapercyer dhe kete arritje e keshtu me radhe. Pra njeriu dhe si rezultat shoqeria njerezore nuk duhet te reshte se kapercyeri veten dhe realitetin rrethues. Me mbinjeri ne nje kuader me te ngushte ai kuptonte dhe eliten qe duhet te drejtone shoqerine. Nje elite njerezish apo individe te vecante me force te jashtezakonshme qe duhet te kapeceje vetveten pra te behet mbinjeri per te drejtuar shoqerine njerezore qe eshte po ashtu ne procesin e kapercimit te vazhdueshem te vetes. Pra kjo eshte nje nga filozofite me te vlefshme qe duhet te ndjeke jeten e secilit nga ne. Secili nuk duhet te reshte se permiresuari dhe kapercyeri veten dhe si rezultat dhe ambjentin rrethues. Mbinjeriu i Nices eshte dhe keqperdorur. Nazistet e perdoren ate per te justifikuar racizmin e tyre. Sipas tyre mbinjeriu eshte nje race natyrore “Herrenrasse” e cila eshte krijuar natyrisht, eshte me fuqi mbinjerezore dhe se duhet te sundoje rracat e tjera qe nuk i jane nenshtruar procesit te “mbinjerezimit” dhe keshtu kane ngelur inferiore, prandaj dhe duhen sunduar nga rraca superiore. Ky interpretim i filozofise se Nices nga Nazistet eshte nje interpretim kokeposhte dhe jo i vertete i atij te Nices. Nice e shihte njeriun gjithmone ne ndryshim dhe ne kapercim te vazhdueshem njeriun dhe nuk merrte nje etni apo rrace te vecante, por se ketij procesi i nenshtrohen tere njerezit. Nuk e di se si e shihni ju por per mua Nice ketu i ka rene pikes. Ne duhet te jemi vazhdimisht ne permiresim dhe ne kerkim te me te mires ne veten tone dhe pasi te kemi arrit kete perseri duhet te vazhdojme te arrijme me lart, e keshtu me radhe. Kjo gjithashtu eshte nje gje reale qe te gjithe e dine dhe e prekin. Te gjithe e dime se nuk jemi asnjehere te kenaqur. Pasi kemi arritur dicka kerkojme te arrijme dicka tjeter qe eshte me lart, e keshtu papushim. Vetem keshtu do te jemi dhe jemi vertete njerez, duke kerkuar gjithmone me shume nga vetja dhe nga ato qe posedojme e qe na rrethojne. Gjithmone jemi ne kerkim te realizimit te vetes, ne nivelet me te larta, deri sa te kemi jete

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.