Mehmed “Meša” Selimović dhe debati mbi Nobelin per librin e tij “Dervishi dhe Vdekja”

“Të gjithë thonë se dashuria dhemb,por nuk është e vërtetë.Vetmia dhemb. Refuzimi dhemb. Të humbësh dikë dhemb. Dëshira dhemb. Të gjithë i ngatërrojnë këto me dashurinë, kur në fakt dashuria është e vetmja që fshin çdo dhimbje duke na bërë të ndjehemi mrekullisht mirë. Dashuria është e vetmja gjë në këtë botë që nuk dhemb.”

-Mesha Selimovic.

Lindur me 26/04/1910 ne Tuzla te Bosnje-Hercegovines shkrimtari u bë i famshem ndërkombëtarish me librin “Dervishi dhe Vdekja”. Në vitin 1930 nis studimet në universitetin e Beogradit për Gjuhë – Letërsi në Fakultetin e Filologjisë.
Në vitin 1936 kthehet ne Tuzla ku jep mësim në gjimnazin, i cili sot e kësaj dite mban emrin e tij. Në 1943 arrestohet si aktivist në luftën partizane kundër fashizmit. Vëllai i tij ekzekutohet pa gjyq. Letra që shkrimtari i dërgon gjyqit për të shpëtuar të vëllanë nuk u mor parasysh fare dhe kjo ndikoi fuqishëm tek shkrimtari, duke u bërë pikënisja për të shkruar kryeveprën e tij “Dervishi dhe vdekja”, ku personazhi kryesor Ahmed Nurudin (personifikim i autorit) mundohet të shpëtojë të vëllanë. Vazhdon punën si mësues në universitetin e Sarajevës, por vitet e fundit të jetës i kalon në Beograd ku edhe vdes ne vitin 1982.

Le pas nje trashigimi te vyer veprash nder te cilat spikasin tituj si: “Kompania e parë”, “Një kengë në stuhi”, ”Dervishi dhe vdekja”, ”Netët dhe ditët”, “Fortesa” , “Ishulli” etj.

Por ajo çka vazhdon edhe sot e kësaj dite të diskutohet dhe që ka nxitur debate të shumta në katedrat e letërsisë dhe më gjërë, ishte vendimi i cilësuar si i padrejtë për të mos e kurorëzuar me cmimin Nobel për kryeveprën “Dervishi dhe vdekja”, e cilesuar si bestseller në Jugosllavi në vitin 1966.

Nobeli i vitit 1966 për herë të parë u nda ndërmjet dy shkrimtareve: suedezes – Nelly Sachs dhe izraelitit – Shmuel Yousef Agnon. Kujtojmë që atë vit libri i tij ishte libri me i arritur dhe me i vlersuar si nga lexuesit ashtu edhe nga kritiket letrare. Kur ky roman u botua në Paris, gazeta më me ndikim e asaj kohe “Le Monde” deklaroi se: “Vdekja dhe dervishi” përbën një risi pjekurie letrare e cila kurrë nuk ndalon se pyeturi dhe se bëri pyetje të vështira. Në Jugosllavi lexuesit dhe kritikët ndanin te njetin mendim, kështu që romani u shpërblye me shumë lëvdata dhe vleresime. Kjo vepër mbahet edhe si nismëtarja e monologut modern.

“Dervishi dhe vdekja” është një novelë epike e cila mbetet tablo e pazakontë e Bosnjës së shekullit XVIII nën pushtimin Ottoman. Një rrëfim historik magjepsës në formën e monologut persiatës, në pjesën më të madhe të saj dallon për analizën e thellë psikologjike. Mbetet një kryeveper, dëshmi për të kuptuar konfliktin e kohës midis lindjes dhe perëndimit, si dhe historinë e dështimit moral.

Popullariteti i saj qëndron në portretizimin e një Jugosllavie të shtypur. Ahmedi, dervishi i titullit, i cili kishte jetuar vite të tëra në izolim fetar, paraqitet fillimisht si egocentrik. Selimoviç portretizon një njeri të pashpresë nga kontaktet me veten dhe të tjerët, të cilët kanë nevojë për të qënë të drejtë, duke kërkuar fshehurazi pushtetin për vete. Duke shënjestruar me ironi autoritetin, ai me vetëdije tradhton njerëz të pafajshëm, por racionalizon gjithçka me interpretime të çoroditura të Kur’anit.
Romani, i cili nis me vdekjen e vëllait, në vazhdim gjurmon deri në afërsi të shkatërrimit të shpirtit më të pastër dhe më bujar të komunitetit, dhe në fund mbyllet me një ekspozitë torturuese psikologjike të rreziqeve të mashtrimit dhe lehtësinë me të cilën frika shkatërron cdo të mirë të moralit të lartë.

Është një portret shumë dimensional që përmban disa njohuri të vlefshme, të një karakteri aq kompleks si Ahmed Nuredini. Cdo lexues e gjen veten të zhytur thellë në gjendjet e shumta dhe paraqitjen e fizikalitetit te aktoreve te librit, i cili në shume raste trondit lexuesin.

Kjo vepër do shërbejë për brezat e ardhshem si dëshmi e vlerës së rrallë të artit më të lartë të prozës.

Përktheu dhe punoi: Kleves Kraja

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.