“Mëngjes në Venedik” , nga Ernest Koliqi (1903-1975), fragment

Ky kanal asht nji udhe perandorake. Mbi te u përshkuen pasunit e paçmueshme te Lindjes qi mbi anijet ngadhnijyese siellshin tregtaret per tu ndërtue grave e kalamajve te tyne pallate të pashoqe. Sot jam tue kuptue qi ky uj fryhet e çfryhet me shushuritje plot mister, kendon ma fort kangë prenash epike se sa epithalame të buta. Ato kange ndegjonte Wagneri kur banoi në Pallatin Vendramin. Këtu shpirtii muziktarit teuton gjeti atmosferën e përshtatshme për krijesen e kryeveprave të fundit, këtu në zhurmën e ketyne valve geni i tij shpërthei ně tinguj pësimplote qi dynden botën: edhe kështu shpirti iu shkeput prej trupit. D’Annunzio, asokohe djalosh njzetvjeçar me tre shoke tjerë barti arkivolin prej shtëpije e në gondolen e përmotshme. Mbi ket vijë uji kaloi trupi i vdekun i Titanit. Unë i mbylli per nji çast syt e shikoj mbrenda vetes. Hapen në fund te shpirtit sy tjere qi u ngjasin të mijve por s janë të mijt: sy stergjyshash të largët qi e pane motit Venedikun njashtu si e shof sot unë, qytet pluskues me kumbinare balkone e dyrekë barkash, në gjasim te nji anije së pamatun mbi vale të lume, mrekulli ajrore dhe e ndërpashme plot erë deti e peshkvjet e mallnash të përziem. E s dij a e shof kët Venedik para syve jashta meje a por në fund të shpirtit mbrenda meje?”

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.