Migjeni – M’at anë gardhit asgja të re!

Një vransinë si plumbi pushonte mbi qytetin gjithë ditën. Jeta zhvillohej e ngathët, disi xvarrisej. Gjethët e para të eshtës këputeshin nga dega, zig-zak e bajshin udhen nepër ajër e sa përkitëshin token si me thanë: qé, këtu asht vendi ynë. Por, aty para muzgut, pa-pritë, fryni një erë e rreptë. U shkrepen xhamat nder dritore dhe dyert e një lagjes mbarë; ethet si të tërbueme fluturojshin në të gjitha anët, deri sa ma në fund nuk u qetsojshin në ndoj qoshe. E n’oborr mbas shtëpis’ të Selim Mesit teshat e lame, që gjithë ditën shtrie nuku teren, tashti filluen të valaviten, të rrahen, të fluturojnë, të shkrahen nëpër tokë bashkë me gjethë. Një grue e re tue nga e tue ba poterë të madhe me ndalla, del jashtë e mbas saj, ngadalë, një plakë. Shpejt fillojnë me mbledhë teshat. Kur e reja, tue mbledhë teshat, mbrrin té gardhi që ndan dy oborret e dy shtëpijavet, ndalet, vështron m’at anë te gardhit një copë herë, e kur mbrrin plaka i thotë me za t’ultë: dhe mbasi kaloi stuhia e reja thoshte që t’i lanë teshat dhe ma n’oborr. E m’at anë të gardhit asgja të ré. Vetëm që një rreze dielli, e cila kish depertue retë dhe si shifet tue mos gjetë vend ma të mirë në botë, kish ra në pleh. Një gjel, të cilin e kish zanë gjumi mbi pleh, u zgjue dhe ja tha kikirikuuun gjatë e tingllueshëm. – Plaç, he dreq! se më trembe!-pëshpriti plaka e cila ish vue me vështrime m’at anë gardhit – nuk shifte gjelin aty afër mbas gardhit.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.