Mjegull në zemër – FEDERICO GARCIA LORCA

Një ditë u hap historia e tmerrshme në shpirtin tim.
Ndodhi në një pasdite të trishtuar vjeshte
kur kupën e idealit tim
e mbushi me kaltërsi të trishtuar fatale,
zemra ime e trishtuar hyri në parkun e saj me qetësi.
Ditët e mia rridhnin të zbehta dhe të ftohta.
Gruaja bjonde më iku
midis reve me rubinë të pakët.
Që atëherë nuk e kam parë më kurrë.
Zemra e saj fshihet në rrafshe të errëta.
Kur në peisazhe të sfumuar nga mjegulla,
me tonalitet të bardhë përgjumjeje,
meditoj i qetë mungesën time,
pa rezistencë e pa mëshirë,
trupi im përgjumet dhe shpirti im ecën.
Një ditë u hap historia torturuese në shpirtin tim.
Zemër, zemër, zemër,
burg i përgjakshëm i zhgënjimit,
hënë e plotë pasioni,
vetëm dhe i ngjeshur midis degëve të kopshtit të saj të qetë.
Vuaj duke shkelur tokën si Omar al-Kayami
ka në të fantazma të së djeshmes
që ende vuajnë  nga gruaja
që nuk kanë mundur kurrë ta zotërojnë,
Shkrime të poetit që fshijnë Kur’anin.
Një ditë u hap historia torturuese në shpirtin tim.
Zemrën ime do të vuajë në përjetësi,
larg nga zhurma e ferrit
të shoqërisë. Është i sëmurë
dhe shkon të bëj një sy gjumë në kopshtet e tij të qeta.
Dita kaloi ngadalë dhe trëndafilat ranë
mbi shpirtin tim të hidhëruar,
lule të bekuara të jetës sime,
të aromave të tyre të mbuluara.
Trëndafila hyjnorë që u shfaqët në shpirtin tim.
Vdekja vjen me mantelet e saj të shkretuara.
Zemër, zemër e plagosur!
Pluhurosur në harrim,
vdis në kopshtet e tua të fshehura!
Vdekja do të kalojë nëpër kopshtet e tua me borë …
Një ditë u hap historia torturuese në shpirtin tim.
Zemër, zemër, zemër,
Dënes në kopshtet e tua të qeta.

Perktheu: Faslli Haliti

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.