Naim Frasheri – Bukurija

1) 
Do te kendonj bukurine
E te levdonj perendine,
Perendin’ e bukurise,
Q’i dha shije gjithesise.
Perendia bukuroshe,
Ty te falem e te lutem!
Me vjen ne gji te te futem,
O zonja perkedheloshe,
Qe me je si mbretereshe!
Te keqen, o pellumbeshe!
2)
Zot i vertet
Ke mbledhur driten
Diellin, diten
Nde gjithe jete
Edh’ e ke bere
Gush’ e krahruar
Faqez’ e balle
Dhe pulp’ e llere
Sy e qepalle
Dhe kemb’ e duar
3)
Ne fetyre tende gjeta bukurine
Si ajy qe gjeti ne mal perendine
Lulezet’ e majit sa jane te mira!
Po perpara teje m’erdh te peshtira
Kur shoh faqezet e tua
C’vjeft’ i mbetet trendafilit!
Zeri yt shpirt me ep ua
Nuk’ i le shije bilbilit
Edhe yjt’ e hena si te shemtuar
M’u dukne kur pashe ate syn’ e shkruar
Purtek’ e florinjte, shigjet’ e ergjente
Zemrene m’e dogje, m’i perndave mentte!
Do te vdisnja me shume gas
Te paskesha pake shprese
Se do te thuash ti me pas
Vdiq er mua, past ndjese!
4)
Kudo eshte bukuria
Ne qiej, ne dhe, ne hene
Ne diell, ne shenje, ne yj
Nder lule, ner drure, nde pyj.
Cdo vent qe te kete zene
Atje tfaqet perendia
Po ketu eshte e tere
Dhe ajo ti eshte bere
5)
Pashe pjeshket ner flete
Pa m’u mejtua gjiri yt
Edhe me mbene perjete
Ne zemret, ne shpirtit, ne syt
Jasemine kur e pash
Q’ish i bardh si debore
Pse me djek zemren, i thashe
E me ngjan me ate dore?
Dhe ne mejtim te math rashe
Me ra ne dett mendja, m’u mbyt
Me la vetem ete shkrete
Edhe te mjer’ e te gjore.
6)
Qiriri meje ka msuar
Te digjet, te pervelohet
Edhe duke perveluar
Te qeshnje e te gezohet
Te benete zjar e flake
Te tretet pak’ e nga pake.
Ti e msove trendafile
Te celet, e te lulezohet
Te qeshnj’ e te sbukurohet
Ta pervelone bilbile
E ta benje te pelcase
Nje fjale te mos i flase
Dhe nga kjo t’i vinje mire
Te sbukurohet me shume
E te mos kete meshire
Po ta lere dhe pa gjume.
7)
Berthama jote, o hurma
Me rrefen bukur e mire
Zemr’ ebuzemblese, me tha
Esht’ e fort’ e pa ‘mblesire
Po fjalene s’ia besova
Nuk’ esht’ e vertete, thashe
Tani holl e kupetova
Se me syt’ e mij e pashe
8)
O more shtat florinjte
Bukuria teje buron
Edhe te rrjedh nga peqinjte
Gjithe jeten e sbukuron
Me ecen me shume shije
Dhe si thelleza me veshton
Edhe me heth nje shkendije
Dhe zemrene ma pervelon
Te keqen e kembes sate
Te iu befsha ati syri
E leshravet si tertere
E qepalles si gjilpere
Qe ne zemere me hyri
C’pate qe me vrave, c’pate?
Nga qepallat jam qare
Po te verteten e gjeta
Vetullat me paskan vrare
Me vrau hargu, jo shigjeta.
9)
Zëmra jote ne krahrort tënt
është hekur brenda n’ergjënt;
dhe në linj’ai krahruar
si në dhė gur’ i paçmuar
dielli zënë me rezë
vera në qelqe të zezë
shpirti brënda nër qivure
Zot’ i math në katër mure!
10)
Do të shkrihem
të venitem
si kandili, kur s’ka vaj
balt’ e pluhur
do të bëhem
të më shkelnjë këmb’ e saj;
e të prehem
duke puthur
atë këmbë pasandaj
As më thua:
ç’ke me mua?
Pse te dua, paskam faj?
11)
Pse heq unë
Hidhërime,
A në vdekça ti mos qaj
Vdekja ime,
S’të prish punë,
Haj, e zeza jetë, haj!
O veri! Pa hiq i thua
Sorkadhësë qafë-gjatë:
Më ka thënë pyllë mua,
S’mblidhem dot as dit’ as natë!
Pyete vallë përse,
Pastaj jak’ e më rrëfe.
Bukuroshe! Sy-mëshqerë!
Shikomë një herë mua,
Trëndafil’ i kuq me erë!
E di vallë sa të dua?
E mora vdekjen në sy,
Do të vdes, të vdes për ty.
12)
…Mos i hap leshratë n’erë
Të m’arratiç mëndjen t’ime,
Mos më shiko dhe një herë,
Se m’u bë zëmra thërrime.
Si thëllëx’ e bukur mos shko
Mos vështro si pëllumbeshë,
Shpirtinë mos m’a përvëlo,
Mos u tunt si mbretëreshë.
Me qepallatë si shtijë
Mos më vra mos më plagos,
Me vështrim po si shkëndijë
Mos më vdis e mos më sos.
13)
E pashë dije tek shkonte,
Soje ndritte gjithë jeta,
Pa hoth syt’ e më shikonte,
Duke kthyer si shigjeta!
Posa pashë Bukurinë,
Zemrën’ e varfrë m’a piku,
Ndjeva në të dashurinë,
Që më erdh, dhe më s’më iku.
Pse s’ka fjalë të dëftenjë
Dashurin’ e Bukurinë,
Nuk’ e them dot atë ndjenjë,
Nuk’ e them dot Perëndinë!
Mos u mundo kot,
Nukë thuhet dot.
14)
M’iku me vrap djalëria
E më la mbi dhe të shkretë,
Më erdh shtriga pleqërija
Pshehtazi, si qen’ i qetë.
O popo! Ç’më gjet, o shokë,
Do të qanj me thes në kokë,
O ditët e djalërisë,
Që kishit shumë gëzime
Ratë në det t’arratisë,
Më lartë në hidhërime!
Tani jetënë ç’e dua,
Më s’ësht’ e shkreta për mua,
Ti o bukuroshja ime!
Të ritë m’a paç për jetë,
Kurrë mos pafsh hidhërime!
Të dashtë Zot’ i vërtetë!
Syri yt mos u-venittë.
15)
Vera vate, shkoj,
Bilbiki pushoj,
Lulet u-thanë!
Dimëri u qas,
Dëborë vjen pas,
Fletëtë rënë.
Gjësendi më s’mbet
Thua për mi dhet,
Shpestë pushuan!
Zëmra ime zjen,
E ty më s’të gjen
Pa heq e vuan.
16)
Erdh e na gjet
Vera mi dhet,
Dhe këtë herë
Për shumë vjet
E me shëndet,
Na gjeç, o verë!
Sa më pëlqen,
E ç’më dëfren
Luleja mua!
Ç’mirë më vjen
Se shëmbëllen
Faqet e tua.
Del të të shoh,
Oh! Oh! Oh! Oh!
O sy mëshqerrë
Dua t’a ngroh,
Se po m’u ftoh
Zëmr’ e mjerë.
Syri m’u vesh,
Po del në shesh,
Malli m’u shtua,
Shih, mos më lesh!
Popo! Kur qesh,
Ah, sa të dua!

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.