Nëse një hero përcaktohet si një burrë apo grua me attribute fisnike që kryen detyra të vështira dhe drithëruese, deri në ç’masë është Raskolnikovi një hero?



Në pamje të parë, Raskolnikovi duket e kundërta e një heroi. Ai vret një grua plakë të pambrojtur dhe pastaj këmbëngul se nuk ka bërë asgjë të keqe. Megjithatë, ndërgjegja e tij e mundon atë: Ai shqetësohet për veprimet e tij, familjen e tij dhe kombin në të cilin jeton.

Për shkak se ai mendon thellë për problemet morale, Raskolnikovi përfundimisht është në gjendje të kryejë akte të guximshme, duke u kthyer në polici dhe duke paguar për të kaluarën e tij mëkatare. Megjithëse Raskolnikovi e kalon pjesën më të madhe të romanit në një gjendje joheroike, ndërgjegja e tij I lejon atij të arrijë hijeshinë në epilogun përmbyllës dhe ai e përfundon romanin si një hero.

Për të qenë të drejtë, Raskolnikovi angazhohet në mendime dhe veprime të shumta joheroike. Gjatë fillimit të romanit, ai sulmon dhe vret Aljona Ivanovna. Ai i thotë vetes se është sjellë me admirim; sipas  logjikës së tij të çoroditur, fajdexhinjtë janë kaq mizorë saqë nuk meritojnë të jetojnë. “Krimi”, thotë ai. “Çfarë krimi?” Ai e krahason Aljona Ivanovën me një “baltë” që ka “thithur  jetën e të varfërve” dhe pretendon se vrasja e saj ishte një akt i virtytshëm që duhet t’i jepte atij falje për dyzet mëkatet. Raskolnikovi gjithashtu zhvillon një botëkuptim në të cilin disa njerëz janë kaq largpamës dhe të shkëlqyeshëm që mund të vrasin të gjithë ata që nuk i pëlqejnë atyre , duke e llogaritur veten si një nga këta burra. Ky model i mendimeve dhe veprimeve egoiste  sigurisht që nuk duket heroik.
Nga ana tjetër, ndërgjegjja aktive e Raskolnikovit e dallon atë nga shumica e njerëzve. Faji që ai ndjen pas vrasjes së Aljona Ivanovna është dënimi më brutal në roman. Edhe hetuesi i policisë, Porfiri Petrovic, e admiron Raskolnikovin për ndjeshmërinë e tij të imët. Ndërgjegja e tij e bën atë të shqetësohet jo vetëm për mëkatet e veta, por edhe për mëkatet e Rusisë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ai nuk pranon të martohet, duke pare institucionin si me të meta dhe paekuilibruar, dhe e ndalon motrën e tij të martohet me Luzhinin, sepse një martesë e tillë do ta kthente atë në një shërbëtore. Statusi i grave ruse e trondit atë dhe zemra e tij lëngon për Sonjan, e cila prostituon veten për të ushqyer familjen e saj.

I torturuar, ai ëndërron për një kale të dobët, të dobët, i cili rrëzohet në rrugë. Për Raskolnikovin, kali përfaqëson masat e urryera të Rusisë, të sakrifikuara në emër të progresit. Këto momente hidhërimi dhe idealizmi tregojnë se Raskolnikovi ka një ndërgjegje të jashtëzakonshme. Ndërgjegja aktive, e zhvilluar mirë e Raskolnikovit, i mundëson atij që të kryejë akte heroike. Këto akte heroizmi ndodhin në fund të romanit, pasi vuajtja psikologjike është shumë e rëndë për t’u përballuar dhe ai detyrohet të dorëzohet.  I dënuar për punë të rëndë në Siberi, i riu e pranon fatin e tij me guxim dhe hijeshi të habitshme. Megjithëse nuk ndodh menjëherë, Raskolnikov përfundimisht heq dorë nga mendimet e tij egoiste dhe e kupton se ai e ka lejuar veten të bëhet i tjetërsuar nga komuniteti njerëzor. I vendosur  ai deklaron edhe dashurinë e tij të palëkundur për Sonjan ,një akt besimi i pastër nga një njeri që ka përçmuar martesën për kaq gjatë. “Në vend të dialektikës”, shkruan Dostojevski, Raskolnikov e kupton se “kishte jetë dhe diçka të ndryshme për të punuar vetë në ndërgjegjen e tij.” Ai ndryshon nga një kriminel vetë-mëshirues në një njeri bujar dhe të mëshirshëm, i aftë për të dashur një person tjetër.


Mund të duket e çuditshme të quhet hero një vrasës. Por Dostojevski na bind që Raskolnikovi ka pësuar një transformim të bukur: Nga gënjeshtari i pandershëm tek njeriu i pjekur dhe i penduar. Raskolnikovi ka kurajon për të shqyrtuar të kaluarën e tij, pranon se disa nga besimet e tij janë të gabuara dhe ndryshon mënyrën se si ai mendon dhe vepron, dhe duke vepruar kështu ai ndërmerr një udhëtim të frikshëm, të rrallë dhe të admirueshëm – një udhëtim që me siguri mund të përshkruhet si një akt heroizmi.

Perktheu nga anglishtja: Indira Krymi

Burimi: sparknotes.com



Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.