Nikos Kazanxaqis – Gërmo! Çfarë sheh?

-Gërmo! Çfarë sheh?
-Njerëz dhe kafshë, ujë dhe gurë!
-Gërmo më thellë! Çfarë sheh?
-Ide dhe ëndrra, rrufe dhe fantazma.
-Gërmo akoma! Çfarë sheh?
-Nuk shoh asgjë! Natë e heshtur,e mbytur si vdekja. Mund të jetë vetë vdekja.
-Gërmo ende!
-Ah! Nuk mund ta depërtoj murin e ndërmjetëm që është aq i errët! Dëgjoj britma dhe vajtime, krahë fluturues dëgjoj nga ana tjetër!
-Mos qaj! Mos qaj! Nuk janë nga ana tjetër! Britmat, vajtimet dhe krahët fluturues janë zemra jote!

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.