Një biografi e autorit C. S. Lewis

Clive Stales Lewis ishte një nga shkrimtarët më me ndikim të shekullit të 20-të. Lindur më 29 nëntor 1898, ai njihet për veprën e tij te zhanrit fantastiko-shkencor, veçanërisht për The Chronicles of Narnia, The Trilogy The Space dhe shumë të tjerë. Miqtë dhe familja e tij e quanin Jack . Ishte shkrimtar, poet, eseist dhe analist.


Që në moshë shumë të re, ai shfaqi një interes të fortë për kafshët antropomorfe. Gjithashtu ai donte shumë të lexonte, për të leximi i librave ishte një detyrë e thjeshtë. Fëmijëria e tij ishte e lumtur dhe para se të regjistrohej në një shkollë, ai më parë merrte mësime private. Në vitin 1908, pas vdekjes së nënës së tij, ai dhe vëllai i tij u bashkuan në një shkollë,kur ai ishte vetëm nëntë vjeç. Pas kësaj, ai u bashkua me Kolegjin Campbell por u largua menjëherë pasi u diagnostikua me probleme të frymëmarrjes. Nga atje ai ndoqi Cherbourg House, një shkollë përgatitore(gjimnaz).


Në 1916, ai fitoi një bursë të plotë nga Universiteti i Oksfordit. Kjo gjë ndikoi në formimin e besimit e tij dhe ai u shndërrua në ateist. Për t’iu bashkuar ushtrisë, ai mori një pushim të shkurtër nga studimet, por u kthye pasi u plagos. Atje, ai zuri disa miq vërtet të mirë. Si një djalë i ri, ai ishte frymëzuar thellësisht nga letërsia skandinave. Ndërsa u rrit, ai gradualisht filloi të admirojë natyrën, gjuhët moderne si italishtja, gjermanishtja dhe frëngjishtja dhe gjërat e bukura që e rrethuan. Shkrimet e tij të adoleshencës filluan të përvetësojnë forma të ndryshme ndërsa ai lëvizte nga një vend në tjetrin. Ai u bë shume i njohur pasi shkroi më shumë se 30 libra çdo vit. Ndërsa ishte në Oksford, ai shkroi për Reveille që ishte botimi i parë C. S. Lewis.


Pas mbarimit të universitetit, ai filloi të kontribuojë në botime të ndryshme. Ai shkroi një vëllim mbi letërsinë angleze të Shekullit 16. Botimi u bë një klasik i menjëhershëm. Në shenjë njohjeje të përpjekjeve të tij, ai fitoi çmiminMemorial Gollancz për letërsi. Paratë që ai mori nga kontributi për ScrewTape Letters u dhanë për bamirësi. Kohë më vonë, ai u shfaq në emisione drejtpërdrejtë në radio për të biseduar “rreth së mirës dhe së keqes”. Ai foli për gjëra të ndryshme psi “Ajo që besojnë të krishterët” dhe “sjellja e krishterë”. Më 1948, fatkeqësisht për të, ai u zgjodh në Shoqërinë Mbretërore të Letërsisë si partner,megjithatë ai humbi zgjedhjet si profesor. I zhgënjyer, ai kundërshtoi zgjedhjet për Urdhrin e Perandorisë Britanike. Libri i tij “The allegory of love”konsiderohet një kryevepër deri më sot.

Më vonë, ai iu perkushtua shëndetit të gruas së tij.Pas vdekjes së saj, shëndeti i tij filloi të përkeqësohej. Ai vdiq në 22 nëntor 1963. Ai mbahet mend në të gjithë botën nga lexuesit e tij dhe vazhdon të jetë një rol model për brezat.


Thënie
-Dhimbja mendore është më pak dramatike sesa dhimbja fizike, por është më e zakonshme dhe gjithashtu më e vështirë për t’u duruar. Përpjekja e shpeshtë për të fshehur dhimbjen mendore dhe ngarkesën mendore bëhet më e lehtë kur thua “Më dhemb dhëmbi” sesa të thuash “Zemra ime është thyer.”
-“ Integritet do të thotë të bësh gjënë e duhur edhe atëherë kur askush nuk po të sheh.”

-Miqësia lind kur një person i thotë një tjetri :
– Si? Edhe ti? Mendoja se isha i vetmi !

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.