Nje biografi e shkurter per Mark Twain

Mark Twain eshte nje nga zerat me te spikatur te letersise amerikane, i njohur per dy prej librave te njohur per femije, Aventurat e Tom Sojerit dhe Aventurat e Hakelberi Finit. Emri i vërtetë Samuel Langhorne Clemens, lindur në qytetin e Floridë-s, në shtetin e Missouri,më 30 nëntor 1835. Mark Twain është pseudonimi i tij. U rrit në qytetin Hannibal.Në vitin 1847 vdes i vëllai. Në atë kohë Samuel ishte vetëm 12 vjeç dhe detyrohet të braktisë shkollën për te punuar e për të mbajtur familjen. Ai punoi si tipograf.
Zanati e detyron të ushqejë interes për letërsinë, nis kështu të shkruajë disa novela që i publikon në gazetën ku punonte.Në këto vite merr lejen e drejtuesit për varkat me avull që përshkojnë lumin Misisipi. Vitet 1857 deri më 1861 i përshkon në këtë punë, që lë gjurmë të thellë në shpirtin e tregimtarit, duke u bërë kështu një temë e vazhdueshme në veprat e tij.
Duke dashur të kërkojë fatin, Mark Twain transferohet në Kaliforni dhe bëhet kërkues ari, minator , gazetar, reporter në San Francisco. Viziton Hawaii-n dhe udhëton ne Afrikë, Francë dhe Itali. Nga këto eksperienca lind libri i tij “Innocents Abroad”.
Pas suksesit të punëve të tij të para në 1870 Mark Twain martohet me Plivia Langdon dhe transferohet në Hartford, në shtetin e Connecticut ku qëndron deri më 1891.
Mbas 1894 me intesifikimet e aktivitetit të tij të konferencierit, udhëtimet e tij shumëfishohen.
Edhe pse ishte karakter pesimist, Mark Twain njihet si shkrimtar me një humor të pa rezistueshëm. Ana e tij negative me kalimin e viteve vazhdon te zmadhohet nga fatkeqësitë që godasin familjen e tij, në 1893 i vdes e bija Susan, në 1904 e shoqia dhe në 1909 vajza tjetër Jane.Mark Twain vdiq me 21 prill 1910 në Redding (Connecticut) si pasojë e një ataku të angina pectoris.E gjithë vepra e Mark Twain frymëzohet nga ngjarje dhe vende ku jetoi apo vizitoi, ndaj konsiderohen si autobiografike.
Vepra e tij ndahet përgjithësisht: përshtypjet e udhëtimit, kujtimet e fëmijërisë dhe rinisë së hershme, narracionet satirike të përshtatura në Mesjetë dhe Rilindje. Ka botuar librin e njohur Tom Sojerin i cili u bë i pëlqyer nga gjithë fëmijët dhe pastaj u kthye në një film vizatimor.
Thenie :
”Mirësia është gjuha, të cilën të shurdhërit munden ta dëgjojnë dhe të verbërit munden ta shikojnë.”
“Është marrëzi ta urresh dikë vetëm pse ke dëgjuar një njeri të flet keq për të.”
“Zemërimi është një acid që mund të dëmtojë më shumë enën në të cilën ai ruhet sesa këdo tjetër”.
“Kam kaluar shumicën e jetës duke u merakosur mbi gjërat të cilat asnjëherë nuk kanë ndodhur”
“Gjithmonë falni armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë.”
“Nese shoh buzeqeshje ne fytyren e nenes time, atehere gjithcka eshte ne rregull..!”

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.