Një ditë pas përkujtimores së librit – Behar Jacaj

Nuk është hera e parë që marr guximin të bëj një shkrim pa çka se e di që arsyetimet e mia nuk çojnë heler, madje, me gjas ë, mund të mos lexohen fare. Besoj se nuk do të jetë as hera e fundit. E di që do të shkruaj përsëri si ai i dashuruari që i flet hënës paçka se e di që hëna nuk do t’a dëgjojë, aq më pak e dashura. Dashuria i bëj njerëzit poet,thotë një shprehjë autorin e të cilit e kam harruar. Është dashuria që na nxit për të komunikuar, mua, njëlloj si personin që i flet hënës.

Që në lashtësi , krijuesi dhe kritikuesi kanë qënë në hasmëri me njëri-tjetrin. Nga kjo hasmëri thuajse gjithnjë e ka pësuar mediokritetu dhe për pasoj, arti ka dalë përherë I fituar. Po e njëjta gjë edhe në letërsi. Nisur nga këtu shumë veta do të ngutëshin të thonin se problemi madhor i letërsisë tonë është mungesa e kritikës. Ah sikur të ishte kështu(do të ishte fushë me lule thotë populli). Ndoshta, më keq se mungesa e kritikës, është kritika e keqe. Kritika e furçes. Kritika me mik. Kritika e qokës. Tek kjo lloj kritike që po zhvillohet përherë e më shumë, autorët dhe kritikues janë një. Të gjithë shkruaj dhe të gjithë kritikojnë. Si në rastin e sebepeve dhe vakivë. Më ka ardhur, ndaj më duhet t’I shkoj. Zakoni e do që gjatë qokave të thuhen vetem fjalë të mira ndaj tek kjo lloj kritike dalta dhe kamzhiku janë të ndaluara rreptësisht. Nuk I duhen kujt armiqë. Kasëm Trebeshina kishte jo pak të tillë, por akoma se ka zënë vendin që meriton në letrat shqipe. Populli nuk thotë kot, trimi I mirë me shokë shumë. Kuptohet që koha është gjyqtarja e pamëshirshmë që do t’a ndajë shapin nga sheqeri, por kush pret zvarritjen e saj. Ndaj rrofshin parathëniet dhe pasthëniet që na përkëdhelin sedrën, elozhët e marra me hater, levdatat e marra me fajde.

Dikur në fakultet, mes studentësh komentonin sesi një pedagog, asistent asokohe, ishte I kudo gjendur për nevojat e profesorit të tij më të vjetër e më me pushtet. Kuptohet që asistent më vonë u bë pedagog me asistent të vetin, dhe ne komentonin se nuk mund të bëhesh pedagog nëse nuk ia mban çantën profesorit. Kjo më vjen në mendje shpesh sa herë shikoj autor të rinj që me të lexuar një lib ër të një autori më të vjeter, e më të zëshëm ngutën t’I thurin elozhe dhe t’I shkruajnë pasthënie. Merret me mend q ëllimi. Natyrshëm mund pyesin si dhe sa I ndihmon librit në përgjithësi dhe letërsisë në veçanti kjo lloj kritikë? Përgjigja merret me mend.

Dostojevski, me anë të personazhit të tij të dashur, princit Mishkin(Idiotit) thotë se nga krishtërimi romak lindi ateizmi. Nuk do të ishte çudi që nga autorët shqipëtare (shkrimet e arta janë të rrallë, ndaj po kursej emrin shkrimtar), linden një pjesë e madhe e moslexuesve. Dhe këtu nuk kam parasysh cilësin ë e veprave të tyre, të cilën absulutisht nuk mund ta vëmë në pikpyetje, aq më tepër në mënyrë të përgjithëshme. Por kam parasysh konsumimin e tyre nga ekspozimi I tepërt para proshektorëve, nga mania për të diskutuar, kurdoherë dhe kudoherë çdo lloj teme të mundeshmë. Nga kjo lloj kritike, nga ky lloj ekspozimi, edhe nëse veprat e shkruara janë madhështore, ato do të ngjanin si një ushqim I shtrenjtë I sërvirur në një pjatë të pisët.Në shkrimet e më herëshme kam folur edhe për kthimin e autorëve në agjentë marketing. Ndoshta këto të gjitha së bashku janë sfidat e reja të letërsisë në kohën moderne. Sfida që me patjetër letërsia e mirëfilltë do t’I fitojë, sepse sicc thoshtë Dostojevski, vetem bukuria do ta shpëtojë botën. Dhe pa dyshim që letërsia rreshtohet mes bukurive. Por, deri në fitimin e këtyre beteja le të mos lexojnë libra të reklamuar, të imponuar, të propaganduar. Le të lexojmë librat që nuk na I sugjerojnë. Nganjëherë mendoj se librat e mirë e gjejnë vetë rrugën për të shkuar tek lexuesi. Herët tjera jam krejtësisht I bindur për këtë.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.