“Nuk gjej paqe” nga Petrarka.

“…Ky sonet që i përket pjesës “Ne të gjallë të zonjës Laura” tregon me forcë të madhe shprehëse vuajtjet nga dashuria pa përgjigje. Poeti e ndien veten pezull, as në jetë dhe as në vdekje dhe shkaku i mundimeve të tij është heshtja e vashës Laura.”

  CXXXIV
As luftë s'bëj dhe asgjëkund s'gjej paqe,
dhe frikë dhe shpresë; kam zjarr dhe akullohem,
në qiell nxitoj, në tokë prapë rrëzohem,
askënd s'takoj dhe botën kam përqafe.
Ajo më futi në burg, hapsan' e laqe,
as nuk më mban, as nuk më lë të iki,
dhe më largon dhe hallkë më vë tek shpirti,
as rroj, as vdes, as dhimbjet s'kanë caqe.
Pa sy dhe shoh, pa gjuhë dhe nxjerr klithmë,
Kërkoj të vdes, thërres që të shpëtoj,
përbuz vetveten, ju jap ju lumturinë.
Mes lotësh qesh, ju jap ju dhimbsurinë,
dhe jet', dhe vdekje i vë në barazi,
Po për këto, o grua, faj ke ti.
|Përktheu: Dhori Qiriazi|

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.