Pablo Neruda – Kërkoj heshtje

Më lini të qetë tani

tani pa mua mësohuni.

 

Sytë tani do të mbyll.

 

Vetëm pesë gjëra dëshiroj

pesë rrënjë që i veçoj.

 

Njëra është dashuria pa fund.

 

Të vështroj vjeshtën e dyta.

S’mundem nëse s’fluturojnë

dhe nuk i rikthehen gjethet tokës.

 

E treta dimri i thellë është,

shiu që dashurova, përkëdhelja

e zjarrit brenda acarit të egër.

 

Vera vjen e katërta

e rrumbullaktë si shalqi.

 

E pesta gjë sytë e tu.

Matildë, e dashura ime.

Pa sytë e tu nuk dua gjumi të më marrë,

s’dua të ekzistoj, nëse ti s’më vështron:

vjeshtën e zboj

vetëm se ti më sheh.

 

Miq, këto janë ato që dua.

Janë pothuajse asgjë dhe pothuajse gjithçka.

 

Nëse doni tani shkoni.

 

Kam jetuar aq sa ndonjë ditë

do detyroheni të më harroni,

duke më fshirë nga lista:

e pafund zemra ime ishte.

 

Por, sepse heshtje kërkoj,

mos mendoni se do vdes:

po më ndodh thuajse e kundërta:

po ndodh që do të jetoj.

 

Po ndodh që ekzistoj dhe vazhdoj.

 

Jo për ndonjë gjë, por brenda meje

do bulëzojnë të lashta.

Më parë farat që çajnë

dheun për të parë dritën.

Por nëna tokë është e errët:

dhe brenda meje i errët jam:

jam si një pus që brënda

ujrave të tij nata lë yjet,

dhe hapon në fushë e vetmuar.

 

Dhe nëse rrojta kaq,

dua të jetoj dhe njëherë kaq.

 

Kurrë nuk u ndjeva kaq i mbushur me tinguj,

kurrë nuk kisha kaq puthje.

 

Tani si gjithmonë, është shpejt.

Fluturon drita me bletët e saj.

 

Më lini vetëm me ditën.

Lejen kërkoj të lind.

 

Përktheu A.Meçaj

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.