“Perla nga urtesia boterore” nga Paolo Coelho

1. Mjeshtri tha: ”Shume njerez kane frike nga lumturia. Per persona te tille, per te qene te kenaqur ne jete, do te thote qe duhet te ndryshojne nje numer te caktuar te zakoneve e sjelljeve te tyre. Ne nje fare menyre pra, te humbin sensin e
identitetit. Shpesh ne indinjohemi me gjerat e mira qe mund te na ndodhin. Nuk i pranojme ata,sepse mendojme se pranimi do na beje te ndihemi sikur jemi ne borxh ndaj Zotit.” Pra, shpesh mendojme: ”Me mire te mos pijme nga kupa e
lumturise,sepse kur te boshatiset do vuajme me shume. ”Nga frika se mos zvogelohemi, ne refuzojme te rritemi dhe nga frika se mos qajme refuzojme te qeshim.”

2. ”Ne, te gjithe, jemi te perqendruar tek veprimi, te bejme gjera, te zgjidhim probleme, te kujdesemi per te tjeret. Jemi gjithmone ne perpjekje per te planifikuar dicka, per te nxjerre konkluzione mbi dicka tjeter, per te zbuluar nje te trete etj
etj. Nuk ka asgje te gabuar deri ketu,mbi te gjitha kjo eshte menyra si ne ndertojme dhe ndryshojme boten. Por akti i Adhurimit eshte gjithashtu pjese e kesaj jete. Te ndalojme here pas here, te arratisemi nga vetja dhe te qendrojme te heshtur para Universit. Te gjunjezojme trupin dhe shpirtin pa kerkuar gje, pa menduar, madje edhe pa falenderuar per ndonje gje.Por thjesht per te ndjere ngrohtesine e dashurise
qe na rrethon.Ne momente te tilla,lote te papritur mund te na rrjedhin,lote qe nuk i perkasin as lumturise, as trishtimit.Mos u çudisni me veten. Eshte nje dhurate. Lotet pastrojne shpirtit tuaj.”

3. Dishepulli i drejtohet mjeshtrit: ”Per vite te tera jam endur ne kerkim te Ndricimit te Mendjes” i thote ai “dhe ndiej qe jam afer arritjes. Tani dua te di cili eshte hapi tjeter?”.”Si e siguron jetesen?- e pyet mejshtri.”Nuk kam mesuar akoma si te mbaj veten, sepse deri tani me kane mbajtur prinderit.Por ky eshte thjesht nje detaj.”Atehere hapi i dyte per ju, eshte t’i ktheni syte nga dielli dhe te qendroni ne ate pozicion per gjysem minuti” i kerkon mjeshtri. Dishepulli iu bind. Kur gjysma e minutit kaloi, mjeshtri i kerkoi atij te pershkruante fushen qe e rrethonte.” Nuk mund te shoh me, dielli me ka erresuar shikimin.” iu pergjegj ai. ”Nje njeri qe kerkon vetem driten, duke iu shmangur pergjegjesive, nuk do e gjeje kurre ndricimin e mendjes, dhe ai qe i mban gjate syte e tij te fiksuar tek dielli, perfundon i verber” i tha mjeshtri.

4. Ne Romen e Lashte nje grup fallxhoresh, te njohura si Sibilat, shkruan nente libra qe parashikuan te ardhmen e perandorise romake. Ata ia derguan librat Tiberiusit. ”Sa kushtojne?” i pyeti perandori romak. ”Njeqind monedha ari”- iu
pergjigjen Sibilat. Tiberiusi i largoi ata i nervozuar. Sibilat dogjen tre prej tyre dhe u rikthyen me pjesen e mbetur. ”Akoma kushtojne njeqind monedha ari” i thane Tiberiusit. Tiberiusi qeshi dhe i refuzoi: pse duhet te paguante per gjashte librat cmimin e nente prej tyre? Sibilat dogjen edhe tre te tjere,dhe u rikthyen perseri me ato tre qe mbeten.”Cmimi mbetet i njejte, 100 monedha ari” thane ata. Tiberiusi,
tanime tejet kurioz, vendosi te paguante. Por atehere ai mundi te lexonte vetem nje pjese te se ardhmes se Perandorise se tij. Mjeshtri tha: ”Nje nga urtesite e te jetuarit eshte te mos berit pazar me mundesite e ofruara.”

Marre nga libri “Maktub” Paolo Coelho

Pershtati ne shqip: Ledina Bala

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.