Personazhet me te preferuara femra!

Disa nga personazhet më të mira në letërsi janë femra. Nga më e keqja deri tek e padiskutueshmja e përsosur, këto janë personazhet femra më të preferuara nga letërsia e të gjitha gjinive. Kjo listë përfshin personazhet më të mirë femra të të gjitha moshave, nga Matilda deri te Evelyn Couch (Fried Green Tomatoes at the Whistle Stop Cafe).
Pse personazhet femra qëndrojnë shumë kohë me lexuesit edhe pasi të kenë përfunduar së lexuari romanet në të cilat paraqiten këto personazhe? Shpesh, kjo është për shkak të intimitetit me të cilin lexuesit kanë njohur një personazh. Xhejn Er (dhe të gjitha dëshirat dhe ndjenjat e saj), për shembull, bëhet kaq e vërtetë për lexuesit saqë ata ndihen sikur e kanë takuar dhe kuptuar këtë personazh të mrekullueshëm femëror.
Ndërsa disa herë të tjera, lexuesit i duan personazhet femra në letërsi për shkak të guximit të veprimeve të tyre. Scarlett O’Hara (Gone with the Wind) ishte jashtëzakonisht e guximshme për një grua të kohës së saj, ndërsa Madame Defarge (A tale of Two Cities) është një shembull i një tirani të palodhshëm. Disa nga personazhet letrare më të njohura femra arrijnë të mishërojnë si të shëndetshmendhe të dobishmen, ashtu edhe të mospërfillshmen, duke u bërë reflektime të natyrës komplekse të grave.
Tre nga personazhet më të preferuara femra, sipas Rankers webpage janë:

Hermione Jean Granger është një personazh imagjinar në serinë e Harry Potter të J. K. Rowling. Ajo së pari shfaqet në Harry Potter dhe Guri Filozofik, si një studente e re në rrugën e saj për në Hogwarts. Pasi Harry dhe Ron e shpëtojnë atë nga një troll mali në banjën e vajzave, ajo bëhet shoqja më e mirë me ta dhe shpesh përdor inteligjencën e saj të shpejtë, kujtesën e shkathët dhe njohuritë enciklopedike për t’i ndihmuar ata në situata vërtet të këqija. J.K Rowling është shprehur se Hermione i ngjan vetes së saj si një vajzë e re, me pasigurinë dhe frikën e dështimit.

Elizabeth Bennet është protagonistja në romanin e “Krenari dhe Paragjykim” të vitit 1813 nga Jane Austen. Ajo shpesh është referuar si Eliza ose Lizzy nga miqtë dhe familja e saj. Elizabeth është fëmija i dytë në një familje me pesë vajza. Megjithëse rrethanat e kohës dhe mjedisit e shtyjnë atë të kërkojë një martesë të leverdisshme për sigurinë ekonomike, Elizabeth dëshiron të martohet për dashuri. Elizabeta vlerësohet si më e admirueshmja dhe e dëshirueshmja e heroinave të Austen. Ajo është konsideruar si një nga personazhet më të dashur në letërsinë britanike për shkak të kompleksitetit të saj. Vetë Austen e përshkroi Elizabeth si “një krijesë të lezetshme që lë mbresa”.

Zonja Makbeth është një personazh kryesor në tragjedinë e William Shakespeare, Makbethi. Gruaja e heroit tragjik të shfaqjes, Macbeth (një fisnike skoceze), Zonja Macbeth nxit burrin e saj në kryerjen e vetvrasjes, pas së cilës ajo bëhet mbretëresha e Skocisë. Sidoqoftë, më vonë, ajo vuan dhimbjen e fajit për pjesën e saj në këtë krim, gjë që e shtyn atë në somnambul. Ajo vdes jashtë skenës në aktin e fundit, një vetëvrasje e dukshme.

Përktheu dhe punoi: Kejdi Kraja

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.