Pjesa e dytë: 10 rregullat e dashurisë nga Elif Shafak

1. Mamia e di se pa dhembje nuk hapet rruga për foshnjën dhe nëna nuk mund ta lindë. Po kështu, që të lindë Uni I ri, vështirësitë janë të nevojshme. Njësoj si argjila duhet të kalojë nëpër zjarrin e madh që të forcohet, Dashuria duhet të përsoset vetëm nëpërmjet dhembjes.

2. Kërkimi I dashurisë na ndryshon. Nuk ka asnjë nga ata që kërkojnë Dashurinë që të mos jetë pjekur gjatë rrugës. Atë çast që fillon të kërkosh Dashurinë, fillon të ndryshosh nga brenda e nga jashtë.

3. Në këtë botë ka më tepër guru të shtirur dhe mësues të rremë se sa yje në qiell. Mos I ngatërro njerëzit egoistë që tërhiqen nga pushteti me mësuesit e vertetë. Një mjeshtër I vërtetë shpirtëror nuk e drejton vëmendjen tënde drejtë vetes së tij, por të ndihmon të çmosh dhe të adhurosh vetëdijen tënde. Mësuesit e vertetë janë po aq të tejdukshëm sa dhe qelqi. Ata e lënë Dritën e Zotit t’u kalojë mespërmes.

4. Mos u mundo t’u kundërvihesh ndryshimeve që të ndodhin në jetë. Më mirë lëre jetën të jetojë përmes teje. Mos u mërzit as kur jeta të kthehet kokëposhtë. Nga e di ti se ana me të cilën je mësuar lart është më e mirë se ajo që I ka zënë tani vendin?

5. Zoti merret me përmbushjen e punës për të të krijuar, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Ai merret shumë me ty. Çdo qenie njerëzore është si ajo puna e pambaruar që duhet çuar ngadalë e me këmbëngulje drejt përsosjes. Të tërë jemi punë të pambaruara arti që edhe presim, edhe përpiqemi të përfundohemi. Zoti merret veçmas me secilin, sepse njerëzimi është një punim artistik bukurshkrimi ku çdo pikë është po aq e rëndësishme sa edhe e tërë pamja.

6. E lehtë është të duash Zotine përkryer, të patëmetë dhe të pagabueshëm siç është ai. Shumë më e vështirë është të duash qeniet njerëzore me tërë mangësitë e të metat e tyre. Mbaj mend, vetëm atë që mund ta duash mund ta njohësh. Nuk ka dituri pa dashuri. Pa mësuar të duam krijimin e Zotit, nuk mund ta duam dhe as t’I besojmë plotësisht Zotit.

7. Fëlliqësia e vërtetë është ajo e brendshmja. Pjesa tjetër lahet kollaj. Vetëm një lloj ndyrësie nuk e lajnë dot as ujërat e kulluar dhe ajo është njolla e urrejtjes dhe fanatizmit që prish shpirtin. Trupin mund ta pastrosh nëpërmjet agjërimit dhe vetëpërmbajtjes, kurse zemrën e pastron vetëm dashuria.

8. E tërë gjithësia përfshihet brenda një qënie të vetme njerëzore – brenda teje. Gjithçka që sheh përreth, përfshi edhe ato që nuk të pëlqejnë, përfshi edhe njerëzit që I përbuz apo përçmon, gjendet brenda teje në shkallë të ndryshme. Prandaj, mos e kërko jashtë vetes Shejtanin. Djalli nuk është ndonjë forcë e jashtëzakonshme që na sulmon nga jashtë. Ai është një forcë e zakonshme brenda nesh. Nëse kërkon ta njohësh plotësisht veten, duke u bërë ballë me ndershmëri dhe forcë anëve të ndrituara e të errëta, do të arrish në një formë më të lartë vetëdijeje. Kur njeriu e njeh mirë veten, atëherë ka njohur edhe Zotin.

9. Nëse kërkon të ndryshosh mënyrën se si të trajtojnë të tjerët, duhet të ndryshosh së pari mënyrën me të cilën trajton veten. Po nuk mësove të duash veten, plotësisht dhe sinqerisht, nuk ka asnjë mënyrë që të duan të tjerët. Kur të arrish në këtë shkallë, ji mirënjohës për çdo gjemb që mund të të fusin të tjerët. Është shenja se, së shpejti do të mbushesh me trëndafila.

10. Mos e vrit mendjen se ku do të të çojë rruga. Përqëndrohu vetëm te hapi I parë. Ajo është pjesa më e vështirë, vetëm për atë je përgjegjëse. Pasi ta kesh hedhur atë hap, lëri të tjerat të vijnë natyrshëm. Nuk duhet të të rëmbejë rryma. Ti vetë duhet të jesh rryma.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.