Pjesa e katërt: 10 rregullat e dashurisë nga Elif Shafak.

Po deshe të forcosh besimin, duhet të zbutesh nga brenda. Që ta kesh besimin të fortë si shkëmbi, duhet ta kesh zemrën të lehtë si pupla. Përmes sëmundjeve, aksidenteve, humbjeve ose frikës, në një mënyrë ose në një tjetër, përballemi të gjithë me ngjarje që na mësojnë si të bëhemi më pak egoist e më shumë të gjykueshëm, më tepër të dhembshur dhe bujarë. Disa prej nesh e përvetësojnë mësimin dhe bëhen më të butë, kurse të tjerët bëhen edhe më të ashpër se më parë. E vetmja mënyrë për t’iu afruar së Vërtetës është të zgjerosh e hapësh zemrën që ajo të përfshijë gjithë njerëzimin, e përsëri të ketë vend të lirë për më tepër Dashuri.

Asgjë nuk duhet të qëndrojë mes teje dhe Zotit. As imamët, priftërinjtë, rabitë, as rojtarët e moralit dhe as udhëheqësit fetarë. As mësuesit shpirtërorë, madje as vetëbesimi yt. Beso në vlerat dhe rregullat e tua, por mos u përpiq t’ua imponosh të tjerëve. Po u theve zemrën të tjerëve, çfarëdo lloj detyre fetare që po kryen nuk është e mirë. 
Qëndroi larg çdo idhujtarie, sepse ato të mjegullojnë shikimin. Si udhërrëfyes mbaj Zotin dhe vetëm Zotin. Mëso te Vërtetën, mik, po kujdes se mos I kthen në fetishizme të vërtetat e tua.

Kur të gjithë në këtë botë mundohen të arrijnë diku apo të bëhen dikush, vetëm për t’I lënë të tëra pas vdekjes, ti mundohu të arrish fazën më të lartë të asgjësë. Jetoje jetën po aq të lehtë e të zbrazët sa numri zero. Nuk jemi shumë të ndryshëm nga poçja e baltës. Jo zbukurimet nga jashtë, po zbrazëtia që kemi brenda na e jep vlerën. Po kështu, nuk është ajo që përpiqemi të arrijmë, por është vetëdija e asgjësë që na bën të vazhdojmë përpara.

Përulësi nuk do të thotë të tregohesh I dobët apo pasiv. Ajo nuk të çon në fatalizëm, as në kapitullim. Krejt e kundërta. Fuqia e vërtetë qëndron te përulësia, sepse është fuqi që vjen së brendshmi. Ata që I nënshtrohen thelbit hyjnor jetojnë në një qetësi të patrazuar dhe në paqe edhe atëherë kur tërë bota përfshihet nga trazimi e pështjellimi.

Në këtë botë, nuk ka as rregullsi dhe as ngjashmëri që të na çojnë një hap përpara, por krejt e kundërta. Të gjitha të kundërtat e gjithësisë janë të pranishme brenda secilit prej nesh. Prandaj besimtari duhet të takohet me jobesimtarin që ka brenda vetes. Dhe jobesimtari duhet ta njohë besimtarin e heshtu brenda vetes. Deri ditën kur të arrish gjendjen Insan- I Kamil, gjendjen e qenies së përsosur njerëzore, besimi është një proçes shkallë- shkallë dhe që ka nevojë për të kundërtën e tij, mosbesimin.

Bota është ndërtuar mbi parimet e të ndërsjellave. Mos ki frikë nga komplotet, mashtrimet apo hilet e të tjerëve. Nëse dikush po ngre një kurth, mbaj mend që edhe Zoti po ngre kurthin e tij. Ai është komplotuesi më I madh. As edhe një gjethe nuk bie nga pema pa dijeninë e Zotit. Besoje pa pikën e dyshimit këtë. Çfarëdo që bën Zoti, e bën për mrekulli.

Zoti është sahatçi mjaft I zoti. Kaq I saktë është rregulli I tij saqë çdo gjë në tokë ndodhë në kohën e caktuar. Asnjë minutë më herët dhe asnjë minutë më vonë. Dhe sahati punon me përpikëri për këdo pa përjashtim. Për këdo, është caktuar koha e dashurisë dhe koha e vdekjes.

Kurrë nuk është vonë të pyesësh veten: “Jam gati ta ndryshoj jetën që po bëj? Jam gati të ndryshoj nga brenda?” Nëse qoftë edhe një ditë e vetme e jetës tënde është e njëjtë me ditën e kaluar, është për të ardhur keq. Në çdo çast e pas çdo frymëmarrjeje, duhet të ndryshosh e të ndryshosh pareshtur. Ka vetëm një mënyrë për të lindur në një jetë të re: të vdesësh para vdekjes.

Kur ndryshojnë pjesët, e tëra mbetet po ajo. Për çdo hajdut që ikën nga kjo botë, lind një hajdut I ri. Çdo njeri I ndershëm që ndahet nga jeta, zëvëndëshet me një tjetër të tillë. Në këtë mënyrë, jo vetëm që gjithçka mbetet siç ishte, por asgjë nuk ndryshon vërtetë. 
për çdo Sufist që vdes, diku lind një tjetër.

Jeta pa dashuri është jetë e zbrazët. Mos e pyet veten se ç’lloj dashurie duhet të kërkosh, shpirtërore apo material, hyjnore apo tokësore, lindore apo perëndimore… ndasitë çojnë në ndasi më të mëdha. Dashuria nuk ka emra, as përkufizime. Është ajo që është, e pastër dhe e thjeshtë. 
“Dashuria është uji I jetës. I dashuri është shpirti që zjarrmon 
Gjithësia rrotullohet ndryshe kur zjarri ujin dashuron”.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.