Pjesa e tretë: 10 rregullat e dashurisë nga Elif Shafak

Të tërë jemi krijuar sipas pamjes së tij, po përsëri secili është I krijuar I ndryshëm nga tjetri dhe I veçantë. Nuk gjen dy njerëz njësoj. Nuk ka dy zemra që të rrahin sipas të njëjtit ritëm. Po të kishte dashur Zoti të na bënte të tërëve njësoj, mund të na kishte bërë. Prandaj, po nuk respektove ndryshimet dhe po u imponove mendimet e tua të tjerëve, ke treguar mungesë respekti ndaj planit hyjnor të Zotit.

Kur dashamirësi I vërtetë I Zotit shkon në mejhane, mejhania bëhet dhoma e tij e lutjeve, kur pijaneci shkon në dhomën e lutjeve, atëherë ajo bëhet mejhane. Në çdo veprim që bëjmë, dallimi vjen nga zemra, jo nga sjellja e jashtme. Sufistët nuk I gjykojnë njerëzit nga ajo si duken apo se si janë. Kur sufisti sheh dikë, ai I mbyll të dy sytë dhe, në vend të tyre,, hap syrin e tretë – syrin që arrin të shohë mbretërinë e brendshme.

Jeta është një barrë e përkohshme dhe kjo botë nuk është gjë tjetër veçse një imitim I zbehtë I realitetit. Vetëm fëmijët e ngatërrojnë lodrën me realen. Por edhe qeniet njerëzore,ose bëjnë si fëmijët me lodrën , ose e thyejnë atë me përçmim dhe e hedhin mënjanë. Në këtë jetë, qëndroju larg të gjitha skajeve sepse ato të prishin baraspeshën e brendshme.

Qenia njerëzore zë një vend të veçantë në krijimin e Zotit. “I futa me frymë shpirtin tim atij”, tha Zoti. Secili prej nesh, pa përjashtim, është I paracaktuar, të jetë I dërguari I Zotit në tokë. Pyet njëherë veten sa shpesh sillesh si I dërguar, nëse e bën këtë gjë. Mbaj mend, na takon të gjithëve të zbulojmë shpirtin e shenjtë brenda vetes dhe të jetojmë sipas tij.

Ferri është këtu dhe tani. Edhe parajsa. Mjaft u shqetësove për ferrin e mjaft ëndërrove për parajsën, sepse të dyja janë të pranishme brenda teje në çdo çast. Sa herë biem në dashuri ngjitemi në parajsë. Sa herë urrejmë, kemi zili ose luftojmë dikë, biem drejt e në flakët e ferrit.

Gjithësia është një qenie e vetme. Çdo gjë dhe çdokush lidhet përmes rrjetit të padukshëm të historive. E kuptojmë apo jo këtë, të gjithë jemi të përfshirë në këtë bisedë të heshtur. Mos bëj keq. Ushtro dhembshurinë. Dhe mos bëj thashetheme pas shpinës së askujt – as komente që mund të duken të padëmshme! Fjala që del nga goja nuk zhduket, por ruhet përjetësisht në hapësirën e pafundme dhe kthehet e bie mbi ty kur I vjen koha. Dhembja e një njeriu na lëndon të gjithëve. Gëzimi I një njeriu na bën të gjithëve të buzëqeshim.

Kjo botë është si mali me borë, që të kthen zërin. Çfarëdo që thua, mirë apo keq, në njëfarë mënyre do të kthehet mbrapsht. Prandaj, nëse dikush ushqen mendime të sëmura ndaj teje, duke thënë gjëra të këqija për të, vetëm sa do ta përkeqësosh gjendjen. Do të kyçesh në një rreth vicioz me energji dashakeqe. Në vend të kësaj, për dyzet ditë dhe net, thuaj dhe mendo gjëra të mira për këtë njeri. Çdo gjë do të ndryshojë në fund të dyzet ditëve, sepse brenda vetes do të jesh ti ndryshe.

E shkuara është thjesht interpretim. E ardhmja është iluzion. Bota nuk lëviz në kohë sipas një vije të drejtë, duke ecur nga e shkuara drejt së ardhmes. Koha lëviz brenda nesh sipas spiraleve të pafundme. Përjetësi nuk do të thotë pafundësi në kohë, por thjesht mungesë kohe. Nëse do të përjetosh ndriçimin e përjetshëm, hiqe nga mendja të shkuarën dhe të ardhmen dhe qëndro në çastin e së tashmes.

Fat nuk do të thotë që jeta jote është paracaktuar në mënyrë të ngurtë. Megjithatë, t’ia lësh gjithçka në dorë fatit dhe të mos ndikosh në mënyra të tjera në muzikën e gjithësisë, është shenjë injorance. 
Muzika e gjithësisë përfshin gjithçka dhe përbëhet nga dyzet nivele të ndryshme. 
Fati yt është ai nivel ku ti luan notën që të takon. Mund të mos e ndryshosh veglën muzikore, por mënyra se si luan është plotësisht në duart e tua.

Sufisti I vërtetë është ai që, edhe kur e akuzojnë pa të drejtë, kur e sulmojnë dhe e dënojnë nga të gjitha anët, I përballon me durim, pa thënë as edhe një fjalë të keqe për ata që e përflasin. Sufisti nuk bën kurrë me faj të tjerët. Si mund të ketë kundërshtarë, rivalë apo ‘të tjerë’, kur pikë së pari nuk ka as ‘vete’? 
Si mund të fajësosh dikë tjetër kur ekziston vetëm “Njëshi”?!

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.