Platoni dhe Spinoza per dashurine

Platoni (428/427-347 p.K) prezentohet si mendimtar i parë perendimor, që jep një kontribut specifik rreth dashurisë. Mendimi i tij ka mbetur në shekuj si një pikë baze për gjithë të tjerët që e kanë trajtuar dashurinë në mënyrë filozofike. Për Platonin dashuria (greqisht Eros – Dashuri) është një forcë e madhe dhe e fuqishme që karakterizohet për kapacitetin e saj si ndërmjetësuse dhe bashkuese, i jep njeriut një shtyrje të ordinuar të diturisë, që tejkalon çdo gjë materiale dhe që e ngrit kah një pamje tjetër që ne e quajmë ideale, që shkon më tej asaj fizike, ku gjindet Bukuria, e Vërteta dhe e Mira. Dashuri do të thotë të zbresësh nga ajo që është e përjetshme, perfekte dhe e pa ndryshueshme.

Dashuria, për Platonin i përngjan filozofisë, sepse edhe filozofia e dëshiron të vërtetën, të bukurën dhe të mirën. Dashuria platonike vendos një urë ku lidh universin e ndjeshmërisë me atë të intelektit, në mes asaj materiale dhe atë shpirtërore. Sipas tij Dashuria gjithnjë liron njeriun nga një izolim që njeriu gjendet në këtë botë, sepse njeriu nuk e njeh të vërtetën e plotë, e të bukurën në përgjithësi, për shkak se jemi të izoluar në këtë trup që gjendemi, dhe prandaj nuk njohim asgjë. Dashuria liron, sepse tejkalon çdo ide që ne kemi e mundohemi të kuptojmë. Shumë herë ne nuk i shohim gjërat, por kur personi na thote eshtë kështu, ne besojmë sepse e dashurojmë, ja dashuria për Platonin, kjo është dashuria që e tejkalon çdo gjë që nuk mundet të lidhet me intelektin tonë.

Baruch Spiniza (1632-1677) ky filozof e lidh dashurinë me Zotin, sepse kjo dashuri lidhet me idenë, ku ne zotin e kemi vetëm si një ide, por që nuk kemi një figurë reale të tij, por prap kemi një dashuri. E kjo dashuri për Spiniza është një dashuri shumë më e komplikuar. Ne kemi ide se një Zot ekziston, ne e nderojm dhe e respektojm me dashuri, por nuk e njohim. Nga e marrim ne këtë dashuri? Një dashuri e tillë na bënë të kuptojme se dashuria është diçka që lidhet me ndjenjat tona, diçka që nuk na lë të shkojmë sipas logjikës së ftohtë, por diçka shumë më e thelluar dhe më e prekshme në thellesite tona njerzore.

Një dashuri shqisore, është shumë më e fuqishme, sepse përkul njeriun por në të njejtën kohë e ngre. Shpesh herë në jetën e përditshme ndodh me ne kur e duam dike me të vërtet, dhe kur ai person tregon diçka të rëndësishme, ne mundohemi të përgjigjemi në mënyrë më të prekur, duke e përjetuar me ndjenjën tonë, me një përvujtësi shumë më të cekur dhe të thelluar. Dashuria e plotë dhe e pastër është e tillë, që prek çdo gjë në pjesët tona më të harruara dhe më të anashkaluara, dhe në këtë mënyrë zgjon cdo gjë, e atëherë personi mund të quhet person i pjekur në dashuri.

Filozofia e mban dashurinë si gjënë më të rëndësishme për jetën e njeriut, ku pa dashuri nuk ka jetë, nuk ka vlerë jeta e njeriut, nuk ka arsye qenia jonë.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.