Poeti dhe filozofi David Whyte mbi dashurinë dhe rezistencën mbi tiraninë e emërtimit të marrëdhënies

“Ne emërojmë kryesisht për të kontrolluar, por ajo që ia vlen ta duash nuk dëshiron të mbahet brenda kufijve të një thirrjeje shumë të ngushtë. Në shumë mënyra, dashuria tashmë na ka emëruar para se të fillojmë të flasim përsëri për të. “
“T’i vësh një emër shumë herët dashurisë është një vështirësi e bukur, por e bezdisshme njerëzore. Shumica e herëve ku na thyhet zemra jonë, vjen nga përpjekja për të kuptuar se kush apo çfarë duam dhe mënyra se si e duam,kjo shumë herët për në udhëtimin e rrezikshëm të zbulimit.
Asnjëherë nuk mund ta dimë që në fillim, se si t’ia japim veten një personi, një pune, një martese ose një kauze, apo saktësisht se me çfarë dashurie kemi të bëjmë. Kur kërkojmë një lloj të caktuar përgjigjeje të veçantë para se ‘zbulesa’ apo ‘e vërteta’ të ketë lulëzuar plotësisht, ne e gjejmë veten të zhgënjyer dhe të lodhur dhe në atë pikëllim mund të humbasim formën e veçantë të dashurisë që është në të vërtetë e mundur, por që nuk i plotësoi pritjet tona fillestare dhe tepër specifike. Duke ndier ndjenjën e varrosur ne marrim identitetin tonë si ai që zhgënjehet në dashuri, dhe pothuajse krenaria jonë e zhgënjyer na pengon që të shohim përsëritjen e mungesës nga personi apo situata si thjesht një ftesë e vështirë në një formë dashurie më të thellë dhe akoma të panjohur.”
“Akti i të dashuruarit në vetvete, bëhet gjithnjë një shteg i praktikës së poshtërimit, jo vetëm në ndjekjen e mënyrës së tij të vështirë dhe zbulimin e formave të tij të ndryshme të përulësisë dhe nënshtrimit të bukur, por çuditërisht, përmes prezantimit të tij të ashpër në të gjitha format e tij të shumta mahnitëse dhe të ndryshme, ku na është kërkuar vazhdimisht dhe kundër vullnetit tonë, të jepemi në kaq shumë mënyra, pa e ditur saktësisht, ose në çfarë mënyre, kur ose si, do të kthehet dhurata misterioze.”
“Ne i japim emër kryesisht për të ushtruar kontroll, por ajo që ia vlen të dashurosh nuk dëshiron të mbahet brenda kufijve të një thirrjeje shumë të ngushtë. Në shumë mënyra, dashuria tashmë na ka emëruar para se të fillojmë të flasim përsëri me të, para se të mund të shqiptojmë fjalët e duhura ose të kuptojmë se çfarë na ka ndodhur apo se çfarë vazhdon të na ndodhë: një ftesë për artin më të vështirë nga gjithëve , të duash pa i vënë emër fare.”

Përktheu Kejdi Kraja

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.