Poezi nga Din Mehmeti!

A THUA PSE TROKET ZEMRA
Kembonat e rrokatura
Therrasin agimet
E koherave te vdekura
Rruget fishkellojne nga pylli
Qe pergjon ofshamat e pranveres
Se merdhire nga dimri
E njeriu s’di c’te beje
Me etjen dhe urine
E dalur vese e rrufeje
Tymi po i del henes
Toka sinjal i kuq ne orbite
E termete te reja ne meshire
E rrekellime guresh mbi gure
A thua, pse troket zemra….


BALADA PER FRAZEN E FRYRE
Nga fraza e fryre
doli hajni i ri i luleve
u zverdhen parullat
biografia e dekoruar
u fsheh
pas karrigave te lakmive
u rrokaten duartrokitjet
ate dite fjalet moren koken ne dore
duke vrapuar ne oshetimat e lumenjeve
dhe shume kohe fishkelluan trenat
para se te hynin ne tunelet e reja
ate dite dielli shkulli ferra
varret nxorren eshtra.


KËNDO OSE VDIS PA KLITHMË
Bëhu i blertë si unë
më tha bari një natë
këndo derisa të vallzojn yjet
rreth diellit
si fëmijët rreth zjarrit në tokë
e pastaj dëgjo oshtimën
pa fjalë nër botë
lart do të mbesin kodrat duarthatë
e gurë breg rrugëve në mendime çarë
Këndo derisa të pëlcasiësh
si kripa në flakë
vajto po të duash
kosave të egra s’do të mundesh t’u ikësh kurrë
kur çmenden kohërat në furtun…
Bari ma tregoi ëndrrën e vet:
–majet më të larta e hëngrën qiellin
e zjarrtë
e shteku i rrezeve kërkon veten në breg…
e bregu bregun pas bregut në breg….
I bukur është vetem zogu në fluturim
që me puhin e krahëve të rreshk
këndo ose vdis pa klithmë…..


NATA E POETËVE
Kur heshtja mbulon çdo gjë
Kur të gjithë flenë
Zgjohen poetët
Për t’u djegur nëpër vargje
Ata ia shtrydhin
Gjakun e keq mendimit
Shpirti i tyne shesh betejash
Nga temperatura e fjalëve
Vdesin ngadalë pa klithma


ORA
Semaforet klithin
zjarr!…
gozhda dritaret
gjarperinj rruget
nga tufa e zeze
e stineve gjola
sheshet
thirra derisa u bera
peshtyme e ngrire
kur erdhen zjarrfikesit
ora krenare luftonte
me frymen e fundit
neper tym
ora pa akrepa
si femije i cmendur
udhetonte diku jashte kohes


PAKEZ NE ENDERR PAKEZ NE ZHGENDERR
Jam pakez i ndrydhur pakez i cliruar
Duke vrapuar pas emrit
Pakez i zverdhur pakez i frikesuar
Jam pakez i ngrire pakez i shkrire
Duke kenduar per ty
pakez i rrahur pakez i ndjekur jam.
Jam pakez i perbuzur nga Dielli
Kenga jote me ka ndezur
E me ka sterpikur me lot
Pakez i vrare edhe nga ylli jam.
Jam ne enderr pakez zhgenderr
Pakez femije kur fluturojne zogjt
Jam pakez endacak-shtegtimin e kam ne gjak
Duke ecur me ty kalistrok
Pakez i cuditshem kur qelloj rete.
Jam pakez i dyshimte pakez kokeforte
Kur shqelmoj zotrat qe s’dine te ngopen kurre
Pakez dicka neper zjarr dicka neper uje
Dicka qe hyn ne te ardhmen
Per te ikur nga vdekja jam…


QENTE E DIELLIT
Lakuriqesia kendon
Majave te shemtimit
E syte rrjedhin gaz te huaj
Qente e diellit
Vrapojne kah grykat
Ku as rrezet s’shpetojne.


RROKJET E MUROSURA
Sa thellë paske qënë,
sa poshtë të gjeta,
zanore e shterur nga vdekja
e dashur për t’i mbetur jetës.
Rrokje e murosur në shtegun e dritës
duke bredhur
besnike për t’i mbetur diellt.
çka do të bësh me emrat e zverdhur në ofshamë,
me jehonat e tërbuara në dejt e lodhur,
me ato plagë të dergjura
që s’ke zemër t’ia tregosh ditës,
çka do të bësh,
gjuha ime?
Sa të përtypur të gjeta
nga dhëmbët e sulltanëve dhe mbretërve!…


SYTË QË SHKREPIN DASHURI
M’janë shkimë dritat e syve të gjallë
kthinave të mbrëmjeve luginave të nxira
e vragëve të fëtyrës së shterrur
derdhi pust e fryrë të shpiertit
në shtratin ku të rrita ,o fëmij.
–Eja ,biro,
të mbledhi rreth stomit të gjinjëve të brenjtur,
ti ngrohu brinjët e kërrusura
ulrimave të fërfëllazave të mallkuara
eja,bir-o,ta ndijë gjakun duke vluar!…
Eja në dashurinë e thithmave të rjepur
se me dhëmbë të rinjë në gjakë mi i ke skurruar
e kurr s’ të kam terratuar ballin
me shuplak mallkimi
e kurr s’të kam shkrumuar jetën me
me nam e rredhime,
eja bir-o,ta ndijë gjakun duke të vluar!…
Të kam përkundur buz vatrës
nën flaken e zbeht të një une
e shpesh kamë ikur përrenjve
me djepin tand ngarkuar
në tojt e një plunge.
Eja,bir-o,ta ndij gjakun duke vluar!…
bregores sime të lulëzuar
eshtërat le të më kallen nur
për tokë e diell
se në sytë e tu që shkrepin dashuri
është gjaku i vatres së re
duke vluar…

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.