Poezi nga Ndre Mjeda!

Dashunija ndaj prindeve

Me sy cilun afer djepit,
Me kujdes e me dashtni,
Per vaj tem tue hjekun zi,
Tue shendue kur m’shifshi n’shend.
Babe e nane sa keni derdhe
Mbi shteg tem e hire e drite;
Ah, sa mire m’keni gatite
Per cdo kohe e per cdo vend.
Ju ma ndez’t nji flake ne zemer
Per pune t’nalta e per lumni
Per ju pra, o prind’t e mi,
Mend e zemra me lakmon.

DIMNI
Neper fushe e neper male
Fryn murlani me stuhi,
O murlan, at fryme ndale,
Ndal, ti, akull, mos me ngri,
Mos ma ngri ket pike gjak!
– Struku, struku, i shkreti plak,
Po del dimni me shkop n’dore,
Gjeth e bar i ka kosite:
Qet ballkoni pjalm me bore,
E plak-shkreta, tue merdhite,
I thot’ vedit me za pak:
– Struku, struku i shkreti plak.

DY E NJI
Dy veshe na kemi e vec nji goje te vetme,
Se shume sende me ndi i duhet t’urtit,
Por fjal’t me i k’pute per s’shkurtit.
Dy sy prap kemi e vec nji goje te vetme,
Se shume sende me k’qyrun asht nevoja,
E pak me folun goja.

I FORTI NDER TE VESHTIRA TE PAMERITUEME
Zemer forti e zemer trimi
Njat here duket, kur s’ia prek
Pagjen mbrenda aspak idhnimi
Pse pa faj i bje me hjeke.

PRENDVERA
Jeni lodhe dallendyshe t`shkreta,
Je molis` i ziu bylbyl;
Ah ! pushoni n`streh`ku u gjeta,
Pusho n`kopshte te njaj zymyl.
Mbi krahe t`uej prej dhenash tjera
Ju prendveren na pruet ketej;
Shlodhn`ju pra dallendysha t`mjera,
Rri, bylbyl, n`lulzim qe kthej.
Se q`ej prrue prej malit ulet
E t`tane fushes ushqim i nep;
E nen bore po shperthejn` lulet
Porsi femie qe zblohen n`djep.
Fllad i let me vape dashtnijet
Puthi pemen gemb per gemb;
U zgjue pema, e qe prei shijet
Buloj mbare neper kopshte t`em.
Ndej`brie votres nieri myket :
Vrapo bulk , ku puna t´thrret ;
Tui vrue fushen kau berlyket,
Lyp`m`u vue per lavre t`vet.

LISSUS
T’falemi o Lesh, i lum per sa Madhnija
shperndau rreth teje miradina e hire,
e perdoroi me cen’e kujdes dija
e sa mjeshtrave lulzuen n’ket toke Ilire.
Me rruga t’drejta hijeshue, me shpija
t’nalta si sukat qe t’shikojne me smire;
me ndertesa t’ushtrimeve ku femija
vuejshin fatosat e nji kohes ma t’veshtire.
E kqyrshe sqelen qe Sirakuzani
ndertoi, e n’drite t’venitura ti njifshe
fytyren tande me stoli t’nji mbreti.
E lundra t’jueja mbushe me rob qe bani
fitues Ilirsi, e, porsi fjetun, shifshe
andrra fatosash, tuj t’perkundun deti.

LIRIJA
O shqype, o zogjet e malevet, kallxoni
a shndrit rreze lirie mb’ato maje?
mbi bjeshke te thepisuna e nd’ograje
ku del gurra e gjimon permallshem kroni?
A keni ndie ndokund kah fluturoni
neper shkrepa me ushtue kangen e saj
a keni ndien nji kange te patravaje?
o shqype, o zogjet e malevet, kallxoni.
Lirim, lirim bertet gjithckah Malsia;
a ka lirim ky dhe qe na shklet kamba,
a vec t’mjerin e mblon ane-mb’ane robnia?
Flutro, shqype, flutro kah c’flet lama,
siell’ju malevet perreth qe ka Shqypnia,
e veshtroje ku i del lirimit ama.
Neper fusha ku rrjedh Misisipia
ushtoi rrokull nji za si bubullima
krisi nder male si kerset ushtima
kur qiell e toke i turbullon duhia.
Con’ju sherbetoret e tokes, leni te shpia
shetnit e vangat e pergjyse, o trima,
leni parmendat; rokni pushket; vetima
iu duk per s’largu, e qe po vjen liria;
Vashingtoni na thrret. E djelmvet pika
rrani tuj hapun zjarrin; hija e morrizit
mujti keshtjellat atnore, mujti katedren.
E fushe e male ushtoi: vojt Amerika
mbas asi zani qe e pat thirre; e Inglizit
ia boi luani i Amerikes kulshedren.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.