Rhonda Byrne dhe “Sekreti” i saj

Në fund të vitit 2004, dhe pas një sërë ngjarjesh traumatike në jetën e saj personale dhe profesionale, Rhonda Byrne zbuloi një sekret të madh – një ligj sekret dhe parim i universit.

Vajza e Rhondas i kishte dhënë asaj një kopje të The Science of Getting Rich, një libër i shkruar në vitin 1910 nga Wallace D. Wattles. Prej këtij momenti, Rhonda thotë, “Diçka brenda meje më bëri që të ktheja faqet një nga një, dhe ende mund t’i kujtoj lotët e mia duke i goditur faqet duke e lexuar atë. Më dha një përshtypje të shkurtër të Sekretit dhe ishte si një flakë brenda zemrës sime”.

Ajo që pasoi ishte një odiseezë dy-mujore e hulumtimeve dhe hetimeve, pasi Rhonda gjurmonte Sekretin përmes mijëra viteve, duke përfshirë thuajse çdo fe dhe fushë të përpjekjeve njerëzore gjatë gjithë historisë.

Pothuajse menjëherë jeta e saj u transformua, pasi ajo filloi të vinte në praktikë gjithçka që kishte mësuar. Dhe në atë moment dëshira e saj më e madhe, dhe misioni i ri i jetës, ishte të ndante këtë njohuri me botën.

Në filmin Sekreti dhe në librin e saj me të njëjtin emër, Rhonda Byrne paraqet sot mësuesit e gjallë që e përcjellin këtë mençuri të veçantë që ka qenë e njohur nga kaq pak njerëz. Ato përfshijnë disa nga liderët e botës në fushat e biznesit, ekonomisë, mjekësisë, psikologjisë, historisë, teologjisë dhe shkencës. Sekreti zbulon tregime të mrekullueshme të jetës së vërtetë të njerëzve të rregullt që kanë ndryshuar jetën e tyre në mënyra të thella. Duke aplikuar Sekretin ata paraqesin raste të çrrënjosjes së sëmundjes, duke fituar pasuri masive, duke kapërcyer pengesat dhe duke arritur atë që shumë do ta konsideronin si të pamundur.

Sekreti tregon se si ta zbatoni këtë njohuri të fuqishme në jetën tuaj në çdo fushë nga shëndeti në pasuri, në sukses dhe në marrëdhënie.

Sekreti është gjithçka që ke ëndërruar … dhe tani është në duart tuaja.

Për të mësuar më shumë rreth Sekretit atëherë ju sugjerojmë të lexoni librin dhe të zbuloni misterin e Ligjit të Tërheqjes.

Përktheu dhe punoi: Kejdi Kraja

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.