Roberto Saviano – Gomorra, Mafia tjetër e Italisë

Kam lindur në tokë kamorre, në vendin me më shumë të vdekur të vrarë në europë, në vendin ku ashpërsia është lidhur nyjë me aferat, ku asgjë nuk ka vlerë nëse nuk pjell pushtet. Ku gjithçka ka shijen e betejës së fundit. Dukej e pamundur të kishe një çast paqeje, të mos jetoje gjithnjë brenda një lufte, ku çdo gjest mund të kthehet në një lëshim, ku çdo nevojë shndërrohej në dobësi, ku gjithçka duhet ta fitosh duke shkulur mishin nga kockat. Në tokë kamorre, të luftosh klanet, nuk është luftë klasash, afirmim i së drejtës, rimarrje e qytetarisë. Nuk është vetëdijësim për nderin tënd, mbrojtje e krenarisë tënde. Është diçka më e qenësishme, më ashpërsisht mishërore. Të ngrihesh kundër klaneve kthehet në një luftë për mbijetesë, sikundër vetë ekzistenca, ushqimi që ha, buzët që puth, muzika që dëgjon, faqet që lexon, që mund të mos arrinin të jepnin kuptimin e jetës por vetëm atë të mbijetesës. Kështu, të njohësh, nuk është më një gjurmë e përpjekjes morale. Të dish, të kuptosh – bëhet një nevojë. E vetmja e mundshme për t’u quajtur ende njerëz të denjë për të marrë frymë.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.