Shprehje nga libri “Çifutka e Toledos” – Lion Fojhtvanger!

Shprehje nga libri “Çifutka e Toledos” 

“Bukuria nuk qëndron më lart se idetë e tjera, por ajo shkëlqen përmes syrit, që është shqisa jonë më e mprehtë, shkëlqen më shumë nga të gjitha sendet e tjera.”- Platoni 

“Nuk dua t’i shërbej më Perandorit! Qysh sot e tutje i shërbej vetëm Jezu Krishtit mbretit të Përjetshmërisë.” – Shën  Marcelus dhe Maksimilianus 

“Mjekësia të ngushëllon shpesh, të lehtëson nganjëherë, dhe të shëron shumë rrallë.”-Hipokrati 

“Po s’më pyete, e di; po më pyete, nuk e di!”-Shën Agustini 

“Ai është një kreshnik, por një kalorës i vërtetë nuk është. S’i vjen përdoresh të zhvillojë biseda dhe nuk ka haber nga poezia. Ndryshe s’do të mund t’i pëlqente aq shumë kështjella e tij e vjetër dhe e ngrysur!” 

“Një gram paqe është më i vyer se një ton fitore.” 

“Po iu zemëruat një njeriu, nuk duhet t’i largoheni. Gjejeni dhe përshëndeteni dhe kuvendoni së bashku urtë e butë, pa përdorur thumba. Kështu forcohet dashuria. Më i miri nga ju do të jetë ai, i cili vjen i pari dhe përshëndet! Kështu thotë kurani. Ne erdhëm që të dy. Asnjëri nga ne nuk është më i miri!” 

“Qejfi për pushtet është më i qëndrueshmi ndër të gjitha pasionet. Gjuetia për pushtet, gjithnjë për më shumë pushtet, është një zjarr i madh që të mban gjallë. Politika mund të ta nxejë gjakun tamam si nata më e bukur e dashurisë!” 

“Ndoshta jam fajtor ndaj fesë tonë. Por ja ku po ta them Rodrig, miku im: unë e kam dashuruar! Ti nuk mund ta kuptosh këtë, ti nuk e di çfarë do të thotë kjo, askush nuk e di. As vetë nuk e kam ditur përpara se ta takoja Rakelën. E kam dashur më shumë se Leonorën, më shumë se fëmijët e mi, më shumë se shtetin tim, se Krishtin, se të gjitha!  
Harroje këtë që të thashë, o prift, harroje shpejt! Por njëherë duhej ta thoshja, duhej të ta rrëfeja ty: e kam dashur më tepër se shpirtin tim të pavdekshëm!” 

“Tha dama: Çdo betim që të më kërkosh, unë për ty e bëj, o miku im, o ti dëshirë e vetme e zemrës sime, mon ami et mon vrai desir

Tha kalorësi: Si e meritoka këtë fat, damë, që të më dashurosh kaq fort? 

Tha dama: Sepse je krejt ashtu siç të kam ëndërruar, mon ami et mon vrai desir!” 

“Sapo panë njeri-tjetrin, u harrun edhe ditët e ndarjes. Gjithë këtë javë të gjatë, ata kishin marrë vetëm frymë, por nuk kishin jetuar. Tani po jetonin. Për ta nuk ekzistonte jetë tjetër jashtë Galianës. Të dy kishin sajuar një gjuhë të veçantë, të përzier me latinishten e arabishten dhe plot e përplot me rregulla të vockëla e të fshehta dhe përveç kësaj, nuk ia kishin nevojën gjuhe tjetër, por, megjithatë akomamë mirë merreshin vesh kur heshtnin.” 

“E ëmbla mbretëreshë i josh të gjithë mendimet tona, posi sirena që tërheq drejt shkëmbit të thepisur peshkatarin e magjepsur. 

Madje edhe një gjerman i vrazhdë i pat stisur një vjershë: 

E imja të ishte 

Kjo botë e tërë 

Me gaz do ta falja 

Sikur veç njëherë 

Mbretëreshn’ e Anglisë 

Në krahë ta mbaja!” 

“Sikurse sëmundjet e njerëzve , kështu na mëson Hipokrati, ashtu edhe veprimet e tyre rrallëherë kanë një shkak; përkundrazi, çdo veprim i njerëzve ka rrënjë të shumta e të ngatërruara.” 

Punoi: Orsola Deda

Photo credits: Bota e Librave

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.