Shprehje nga Maya Angelou

“Kam mësuar që njerëzit do të harrojnë atë që ke thënë, njerëzit do të harrojnë atë që ke bërë, por njerëzit kurrë nuk do ta harrojnë se si i ke bërë të ndjehen.”

“Ju mund të mos kontrolloni të gjitha ngjarjet që ju ndodhin juve, por mund të vendosni të mos nënshtroheni prej tyre.”

“Ne kënaqemi me bukurinë e fluturës, por rrallë pranojmë ndryshimet që ka kaluar për ta arritur atë bukuri.”

“Kam mësuar se sa herë që vendos diçka me zemër të hapur, zakonisht marr vendimin e duhur.”

“Ju mund të bëheni me të vërtetë të përkryer vetëm në diçka që ju e doni.”

“Nëse nuk ju pëlqen diçka, ndryshojeni. Nëse nuk mund ta ndryshoni atë, ndryshoni qëndrimin tuaj.”

“Ne kemi nevojë për shumë më pak nga sa mendojmë se kemi nevojë.”

“Nëse nuk jam mirë me veten time, si mund të pres që dikush tjetër të jetë i mirë me mua?!”

“Pa guxim ne nuk mund të praktikojmë ndonjë virtyt tjetër me qëndrueshmëri. Ne nuk mund të jemi të sjellshëm, të vërtetë, të mëshirshëm, zemërgjerë ose të sinqertë.”

“Kam mësuar që edhe kur kam dhimbje, nuk kam pse të jem edhe unë vetë një e tillë.”

“Keni guxim të mjaftueshëm për t’i besuar dashurisë edhe një herë dhe gjithmonë një herë më shumë.”

“Nëse gjithmonë përpiqeni të jeni normal, kurrë nuk do të dini se sa të mahnitshëm mund të jeni.”

“Kërkoni durim dhe pasion në sasi të barabarta. Durimi vetëm nuk mund ta ndërtojë tempullin. Vetëm pasioni do të shkatërrojë muret e tij.”

“Asnjëherë mos e kini dikë si përparësi kur e gjithë ç’ka ju jeni para tyre është një opsion.”

“Një grua e mençur dëshiron të mos jetë armiku i askujt; një grua e mençur nuk pranon të jetë viktimë e kujtdo.”

“Jeta nuk matet me numrin e frymëmarrjeve që ju merrni, por nga momentet që ju merret fryma.”

“Nëse dikush është me fat, një fantazi e vetmuar mund të shndërrojë plotësisht një milion realitete.”

“Urrejtja, ajo ka shkaktuar shumë probleme në botë, por ende nuk i ka zgjidhur një.”

“Suksesi është të pëlqeni veten, të pëlqeni atë që bëni dhe të pëlqeni sesi e bëni atë.”

“Ekziston një botë ndryshimi midis së vërtetës dhe fakteve. Faktet mund të errësojnë të vërtetën.”

“Kur dikush ju tregon se kush janë ata, besojini atyre me herën e parë.”

“Nëse e gjeni në zemrën tuaj të kujdeseni për dikë tjetër, do të keni sukses.”

“Ne jemi po aq të verbër sa duam të jemi.”

“Nuk ka një agoni më të madhe sesa të bartësh një histori të patreguar brenda teje.”

“Unë punoj shumë, dhe luaj shumë. Jam mirënjohës për jetën. Dhe e jetoj atë – besoj se jeta e do jetuesin e saj. E jetoj.”

Burimi: Goalcoast

Përktheu dhe përshtati në shqip: Kejdi Kraja

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.