Simon Sinek – Sa durojnë të rinjtë sot?

simon sinek sa durojne te rinjte sot
Nje shpjegim nga bisnesmeni dhe motivuesi nderkombetar Simon Sinek mbi te rinjte dhe perjetimet qe kane sot.
Sot kjo gjeneratë, është duke u rritur në një botë ku të gjitha dëshirat e tyre plotësohen në çast. Do të blesh diçka? Shumë mirë, shko në ‘Amazon’ dhe ditën tjetër ajo që ke porositur të vjen në shtëpi. Të shikosh një film. ‘Log in’ që të shikosh një film dhe e ke aty. Do të shikosh një emision në seri?!. Bingo! Nuk të duhet as të presësh me javë të tëra.

Njoh njerëz që i kalojnë sezonet e serialeve në kalane televizive vetëm që të arrijnë në fund të sezonit. Do të dalësh me dikë në takim?. S’duhet as të mësosh sjelljen normale për një takim. Nuk të duhet as të mësosh dhe ta praktikosh aftësinë për të dalë në takime. Nuk të duhet as t’i mësosh mekanizmat social të përballjes në jetën reale. Çdo gjë që do mund ta kesh në çast, me përjashtim të kënaqësisë në punë dhe marrëdhëniet e vërteta për të cilat nuk ka aplikacion dixhital që t’i menaxhojë.

Në jetën e vërtetë, këto gjëra janë të ngadalëta, duan kohë, ndonjëherë shkaktojnë siklet dhe janë procese të ngatërruara. Vazhdoj të takoj këta të rinjtë e mrekullueshëm dhe të talentuar të cilët sapo janë diplomuar, sapo kanë hyrë në punë, ulem me ta dhe i pyes: ‘Si po shkon?’; – Ata përgjigjen: ‘Mendoj se do ta lë punën’. – Dhe, unë i pyes, ‘Po, përse?’; – E, ta përgjigjen, ‘Sepse nuk kam asnjë ndikim këtu ku jam!’. Dhe unë u them, ‘po ti ke këtu vetëm 8 muaj.’

Është njësoj sikur të jenë në majë të një mali dhe kanë këto idenë abstrakte që duan të kenë ndikim me gjërat që bëjnë në botë. Kështu, ajo që duhet të mësojë kjo gjeneratë e rë, është durimi. Se gjërat që kanë më të vërtetë rëndësi në jetë, si dashuria, përmbushja në vendin e punës, gëzimi, dëshria për jetën, vetëbesimit, set-i i aftësive që u nevojiten në jetë, secila prej këtyre gjërave kërkojnë kohë.

Ndonjëherë, mund të përshpejtosh pjesëza të tyre, por udhëtimi i përgjithshëm është i vështirë dhe i gjatë. Dhe nëse nuk e zhvillon këtë grup aftësish dhe nuk je në gjendje të kërkosh ndihmë, atëhëre do të rrëzohesh nga mali. Skenari më i keq siç po e shikojmë është rritja e nivelit të vëtvrasjeve. Jemi duke parë gjithashtu edhe rritje të mbidozimit nga përdorimi i drogërave.

Sot jemi duke parë shumë nga këta fëmijë të cilët e lënë shkollë ose që marrin leje të përkoshme për shkak të depresionit. Dhe të gjitha këto janë më të vërtetë një gjë shumë e keqe. Ndërsa skenari më i mirë, do të kemi një gjeneratë të e cila do të rritet pa e kuptuar se çfarë do të thotë të jetosh. Ata nuk do të mund të gjejnë dot gëzim në jetën e tyre, ata nuk do të ndjejnë kurrë përmbushje të plotë dhe të thellë në jetë dhe në punë. Dhe ata do ta kalojnë jetën duke thënë është ok; Si shkon puna?; Ok, njësoj si dje. Si të shkojnë marrëdhëniet?; Ok! Dhe ky është skenari më i mirë.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.