Stefan Cvajk – Libri është porta e botës

Aty ku ka libra, njeriu nuk e ndjen vetmine, fale librit vihet ne dijeni te arritjeve te se kaluares dhe te sotmes, njihet me mendimin dhe ndjenjen e mbare njerezimit.Te gjitha ose thuajse te gjitha levizjet ne sferen intelektuale jane te lidhura me librin, forma e shfaqjes se jetes shpirterore te njerezimit, qe lartesohet mbi jeten materiale, ate qe ne e quajem kulture, nuk do t’i kishte arritjet qe ka pa librin.

Per ne, banoret e mbreterise se lashte te shkrimit, leximi eshte bere thuajse funksion muskular, eshte veprim thuajse automatik, kurse libri, ky bashkeudhetar i yni qe nga klasa e pare e shkolles, na eshte i pandashem; eshte shume i rendesishem, na eshte bere aq organik, saqe pa qene thuajse aspak te vetedijshem, e marrim ne dore te shkujdesur, pa kurrfare dritherime, ashtu sic marrim xhaketen, dorezat apo cigaren, sic marrim cdo prodhim te perdorimit masiv. Prania e perhershme e thesarit ben qe te venitet respekti per te. Vetem ne caste krijmtarie, ne caste nevoje te ngutshme, libri, kjo rendomesi jete te perditshme, shnderrohet ne thesar qe s’ka te cmuar, ne objekt cudiberes. Vetem ne caste krijmtarie intensive, vetem kur zihemi ne mendime te cdo lloji, arrijme ta kuptojme dhe ta cmojme veprimtarine e tij fisnike, forcen e tij magjike, jetedhenese, dhe sot ne, bijte e shekullit te ri, as qe mund ta mendojme boten tone te brendshme pa pranine cudiberse te librit.
Caste ne fjale jane te rralla, mund te thuhet se jane shume te rralla, por prandaj dhe secila prej tyre jeton gjate ne kujtese, ndonjehere mbetet e pandryshueshme per tere jeten.

Perktheu: Jorgji Doksani

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.