Sugjerimet e arratisje.al mbi librat që duhet të lexoni gjatë verës!

Me këtë shkrim, stafi i arratisje.al, dëshiron t’ju japë disa sugjerime mbi librat që duhet të merrni me vete në pushimet tuaja, apo edhe nëse vendosni të qëndroni në shtëpi. Pjesë e sugjerimeve u bënë edhe ndjekësit e faqes. Nga kurioziteti për të njohur shijet e lexuesve dhe ndjekësve të faqes sonë, përzgjodhëm të bënim një temë diskutimi me këtë temë: “Cilët libra keni zgjedhur të lexoni këtë verë?”

Përkatësish, tlibrat më të përmendur nga ndjekësit tanë në instagram dhe facebook janë si më poshtë:

  • “Becoming” nga Michelle Obama.
  • “Njëmijë diej vezullues” nga Khaled Hosseini.
  • “Dyze trregullat e dashurisë”nga Elif Shafak.
  • “Katedralja e Parisit” nga Victor Hugo.
  • “Dashuri në kohërat e kolerës”nga Gabriel García Márquez.
  • “Ditari” i Anne Frank.
  •  “Emri i trëndafilit” nga Umberto Eco.
  • “24 orë nga jeta e një gruaje” nga Stefan Zweig.
  • “Sikur të isha djalë”nga Haki Stërmilli.
  • “Xha Gorioi”nga Honoré de Balzac.
  • “Tundimi I fundit”nga Nikos Kazantzakis.

Por duke qënë se i nxehti ndikon në parehatinë, atëherë disa sugjerime që vijnë ekskluzivisht nga arratisje.al, duke iu nënshtruar faktorit të faqeve – ku në preference sugjerojmë libra që të marrin më pak kohë – për t’i ikur shpërqendrimit nga i nxehti dhe parehatia e të qëndruarit në një vend për shumë kohë, lista jonë vjen si më poshtë:

  1. Kafka – Letër babait
  2. Fernando Pessoa – Edukimi i stoikut
  3. Dale Carnegie – Arti për të fituar miq dhe pushtet
  4. Delia Steinberg Guzman – Të njohësh vetveten
  5. Dino Buzzati – Netët e vështira
  6. Herman Hesse – Siddharta

Lexime të mbara!

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.