Takimi i dyte i Klubit te Librit “Arratisje”!

Me daten 25 nentor, u mbajt takimi i dyte i Klubit te Librit Arratisje, ne ambjentet e Perpjekje – The Effort Association! Ne kete takim, liber per diskutim kishim “Gjumi mbi bore” i Ridvan Dibres.

Takimi filloi me nje prezantim te personave te rinj qe i ishin shtuar grupit dhe duke rikujtuar pikat qe do diskutonim. Pjese e diskutimit u be edhe vete autori i librit, Ridvan Dibra, i cili per nje kohe vetem degjoi dhe mblodhi ndjesite qe kishte pasur secili lexues per librin e tij. Prania e tij shkaktoi emocion dhe diskutimi u be me pasion, te gjithe sillnim momente nga leximi, lexonim pjeseza, diskutonim per situata apo personazhe, flisnim per nentekstet apo mesazhet e fshehura, per metaforat e ngjarjeve ne liber.

Autori u shpreh i ngazellyer dhe i lumtur qe u be pjese e ketij takimi, shprehu kenaqesi per diskutimin tone dhe ritheksoi bindjen se kritiken e vertete per cdo liber e ben lexuesi. Per nje kohe prej rreth 2 oresh diskutuam per librin e tij, per ngjarje te ndryshme qe na kishin bere pershtypje, per librat e tij te tjere, per menyren e tij te te shkruarit, per autoret e preferuar, per procesin e te shkruarit, per menyren se si ai ka kaluar nga nje liber tek tjetri, per frymezimet, per te lexuarit ne pergjithesi, etj.

Atmosfera gjate gjithe takimit ishte fantastike, thjeshtesia dhe modestia e autorit Dibra, e beri shume te hapur dhe miqesor kete takim.

Takimi i radhes u caktua me date 15 dhjetor; libri i perzgjedhur eshte “Pylli norvegjez” nga Haruki Murakami. Lexoni librin dhe merrni pjese! Ju ftojme te mos e humbisni kete takim!

 

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.