Takimi i katert i Klubit te Librit “Arratisje”!

Me daten 19 janar, u mbajt takimi i katert i Klubit te Librit Arratisje, ne ambjentet e Perpjekje – The Effort Association! Ne kete takim, liber per diskutim kishim “Parfumi” i Patrik Zyskind.

Takimit ne diten e sotme iu shtuan edhe 3 anetare te rinj. Ky takim u fokusua tek gjetja e jashtezakonshme e autorit nepermjet te cilit na percjell shume mesazhe me rendesi.

Zyskind ne kete rast na ka krijuar nje panorame sa reale aq edhe fantastike, duke nderthurur gjenialitetin me thjeshtesine e njeriut dhe duke na nxjerre ne nje perfundim: se egoja te con lart per nje moment, por kur je ne kulmin tend kupton qe e gjitha cfare ke arritur eshte boshe; cdo gje e bere pa dashuri, s’ka perfundim tjeter per vetmise, urrejtjes dhe fatkeqesise.

Te gjithe anetaret qe kishin lexuar librin ishin prekur nga historia e Zhan-Baptise Grenuij sepse ne te njejten kohe e shihnin si nje vrases dhe nuk e falnin dot, por edhe e meshironin per fatin e tij qe ne lindje. Nje person qe rritet duke njohur vetem perbuzje, urrejtje, vetmi, prej tij te tilla ndjenja do rrjedhin edhe kundrejt tjereve.

Takimi i radhes do mbahet me date 16 shkurt 2019. Libri i ketij muaji u zgjodh “Heroi i perditshmerise” nga Delia Steinberg Guzman. Lexoni librin dhe merrni pjese! Ju ftojme te mos e humbisni kete takim!

 

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.