Takimi i trete i Klubit te Librit “Arratisje”!

Me daten 15 dhjetor, u mbajt takimi i trete i Klubit te Librit Arratisje, ne ambjentet e Perpjekje – The Effort Association! Ne kete takim, liber per diskutim kishim “Pylli norvegjez” i Haruki Murakami.

Takimit ne diten e sotme iu shtuan edhe 5 anetare te rinj. Ne kete takim diskutimi u fokusua tek ndjenjat qe perconte ky autor me nepermjet situatave dhe gjendjeve emocionale. Gjithashtu edhe u lexuan pasazhe te ndryshme, paragrave te parapelqyera qe kishin percjelle emocione dhe kishin ndikuar tek secili prej nesh.

Nder temat ose gjetjet e diskutuara nga grupi ishin: ndjeshmeria e larte e rrefimit te librit, vetmia si element i pashmangshem tek njeriu, dilemat dhe dyshimet qe na percjellin cdo dite, problemet e se kaluares qe ndikojne te tashmen tone, nevoja dhe deshira e madhe per te jetuar, vetevrasja si element i pashpjegueshem tek njeriu, personazhet si simbole per jeten – vdekjen; e shkuara dhe e ardhmja, pafuqia e njeriut per te kaluar situata te caktuara qe na i sjell jeta.

Diskutimi u be shume intensiv, ne disa raste edhe me humor dhe shume respekt per vepren dhe njeri tjetrin. Me ane te ketij librin, shume prej nesh lexuan per here te pare dicka nga Murakami, por padiskutim shija e mire na shtyu te pohonim qe do lexonim me shume deshire edhe librat e tij te tjere. Ai eshte nje nga ata autore qe lexohen me nje fryme dhe te detyron te mos e leshosh librin nga dora.

Si suprize per kete takim, shoqata “Perpjekje” vendosi qe per cdo liber te ri qe do perzgjedhin, ata do kontribuojne duke dhuruar 3 kopje per Klubin, si nxitje per vazhdimesine e ketij aktiviteti kaq frytdhenes.

Takimi i radhes do mbahet me date 19 janar 2019. Libri i ketij muaji u zgjodh “Parfumi” nga Patrik Zyskind. Lexoni librin dhe merrni pjese! Ju ftojme te mos e humbisni kete takim!

 

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.