Të dua ty, vetëm ty – RABINDRANATH TAGORE

Të dua ty, vetëm ty!
Lere zemrën time
ta përsërisë pa fund.
Të gjitha dëshirat që më trazojnë
ditën dhe natën
në thelb janë boshe dhe të kota.
Sikurse nata mban fshehur në terr
ankthin e dritës
kështu në thellësinë e zemrës sime
pa arritur ta kuptoj unë vetë
një thirrje jehon:
Të dua ty, vetëm ty!
Ashtu si stuhia kërkon qetësinë
teksa ende lufton kundër qetësisë
me të gjitha forcat e saj
ashtu edhe unë rebelohem dhe luftoj
kundër dashurisë sate
por thërras se të dua ty, vetëm ty.

– Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.