Të sfidoj të duash!

I PAMËSHIRSHËM, ARMIK, VRASËS, I PANGOPUR, I PABESË, I RREZIKSHËM; … dhe njeriu.
Ta luftojmë apo ta ushqejmë akoma? A nuk është ngopur ende vallë?
Një minutë, prisni pak!
A nuk po përpiqemi që ta mposhtim?
Receta e gabuar! Këto s’janë përbërësit e duhur! Oh mos, Jo!
Kjo është menuja e tij e preferuar!
Frikë, ankth, pasiguri, pesimizëm. Ne jemi duke i servirur “një dorëzim”?
Ne kemi pasur edhe më parë “miq surprizues”, që i pritëm, i gostitëm e më pas i përcollëm. Por, ky qënka ndryshe, nuk po e nxjerr menjëherë në pah fytyrën e tij të ligë. Madje po na kërkon që edhe ne të tregohemi si ai, të maskuar!
Por, nga të gjithë “mysafirët”, që kanë trokitur në shtëpinë e përbashkët të njerëzimit, ky armik ka sjellë dhe një dhuratë. Çuditërisht nuk është e rrezikshme, përkundrazi, është e duhura. Mendoj së është treguar pak naiv, në zgjedhjen e tij, sepse duke na mbajtur sëbashku, ka menduar se do e kishte më të lehtë të na pushtonte, por jo.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, ai po tregohet në një anë i mirë me ne, duke na ofruar mundësi të rrijmë me familjet dhe njerëzit tonë më të dashur.
Ne duhet të jemi falenderues, për këtë, por, vetëm kaq! Nuk ka superEGO, pa EGO.
Sa më të fortë që të ndihemi, aq më e lehtë bëhet udha e jetës, por ne vetëm po e shkelim, nuk po e shijojmë.
Por falë këtij “trimi”, ne po detyrohemi ta duam shtëpinë tonë. Si, si? Shtëpinë tonë? Ta duam?
Është e çuditshme kur e reflekton, por mesa duket duke e marrë të mirëqenë gjithmonë faktin se familja është aty, na mbështet, na mbron, na do e kujdeset për ne, e vazhdojmë udhën pa u ndalur. Por, tani sfida e rradhës është ndryshe.
Përpiqemi që të bërtasim, por pa zë, për të mos ia tërhequr vëmendjen.
Vrapojmë, por pa frymë që të mos na dëgjojë.
Jetojmë, por të fshehur që të mos na zbulojë.
Jemi hasur edhe më parë me kalvarë vuajtjesh e dhimbjesh por kemi shpërlarë çdo mërzi me lot gëzimi.
Jemi vënë ballë për ballë me vdekjen, duke vënë në bast jetën tone, por e kemi mposhtur si fitimtarë.
Dhe tani, kur kemi armën më të ëmbël në botë, të dorëzohemi?
DASHURIA! Asgjë më shumë!
Po sfidohemi, për të qëndruar me njerëzit e zemrës.
Panorama më e bukur e jetës.
Kjo situatë është veçse një betejë e rradhës.
Të duash të jetosh, të jesh e të gëzosh, kjo është LUFTA!
Psikologe: Samela Imeraj

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.