Paulo Coelho – Te uroj mjaftueshem humbje qe te vleresosh gjithcka qe ke arritur

Pak kohe me pare, ne aeroport, ndersa prisja orarin e imbarkimit, me kapi veshi pershendetjen e dy njerezve. Ate e bije, te perqafuar, po beheshin gati te ndaheshin, kur babai i tha te bijes ”Te dua shume! Te uroj mjaftueshem!” – kaq! Te uroj mjaftueshem! nuk e kisha degjuar kurre nje gje te tille.
Pak momente me vone, qelloi qe ne avion te isha ulur prane ketij babai. 
Me gjithe perpjekjen per te mos u treguar i pasjellshem, nuk durova dot dhe i tregova qe e kisha degjuar ne aeoport ndersa ndahej me bijen e tij.
-Mund t’ju pyes: cfare do te thote ai urim? e pyeta.
Burri prane meje buzeqeshi .

– Eshte nje urim qe e kemi percjelle nder breza,- me tha.
– Prinderit e mi e thoshin gjithmone, per kedo.
– Ndaloi per pak, pastaj u kthye nga une, me buzeqeshi dhe me uroi: 
– Te uroj mjaftueshem diell qe te te ndricoje shpirtin sado gri te te duket dita.
– Te uroj mjaftueshem shi qe ta vleresosh diellin akoma me teper.
– Te uroj mjaftueshem lumturi qe te te mbaje gjalle.
– Te uroj mjaftueshem dhimbje qe edhe kenaqesite me te vogla ne jete te te duken te medha.
– Te uroj mjaftueshem arritje qe te kenaqesh ambicien tende.
– Te uroj mjaftueshem humbje qe te vleresosh gjithcka qe ke arritur.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.