Midis asaj që shoh dhe them,
midis asaj që them dhe nuk them,
midis asaj që nuk them dhe ëndërroj,
midis asaj që ëndërroj dhe harroj,
poezia.
Rrëshqet
midis po-së dhe jo-së:
thotë:
atë që unë nuk them,
nuk thotë,
atë që unë them,
ëndërron
atë që unë harroj,
Nuk është një e thënë:
është një e bërë.
Është një e bërë
që është një e thënë.
Poezia
thuhet dhe dëgjohet:
është e vërtetë,
Dhe porsa them
është e vërtetë,
zhduket.
Mos është kështu më e vërtetë?
Ide e prekshme,
fjalë
e paprekshme:
poezia
shkon dhe vjen
midis asaj që është
dhe asaj që nuk është.
End pasqyrime
dhe i ç’end prapë.
Poezia
mbjell sy në fletë,
mbjell fjalë në sy,
Sytë flasin,
fjalët vështrojnë,
vështrimet mendojnë.
Dëgjoj
mendimet,
shoh
ato që themi,
prek
trupin e idesë,
sytë
mbyllen,
fjalët hapen.