Thënie nga “Getsbi i madh” – Fransis Skot Fitsxherald

-“Nuk ka as zjarr as akull të tillë të sfidojë atë që një njeri grumbullon fantazisht në zemrën e vet.”
-“Zemra e saj ishte në një revoltë të vazhdueshme dhe të trazuar. Ambiciet më groteske dhe fantastike e përndiqnin natën në krevat. Truri i saj komplotonte ndaj një universi të pashprehur luksi, ndërsa ndihej tik-taku i ores dhe hëna lagte me dritë veshjet e saj të hedhura në dysheme. Çdo natë rritej ky gërshetim fantazish derisa kur përgjumja hidhte perden e saj mbi këto skena të gjalla. Për pak kohë, këto ëndrra me sy hapur i krijonin hapësirë imagjinatës së saj; ishin një shenjë e kënaqshme e jorealitetit të realitetit, një premtim që qëndrueshmëria e jetës pa dyshim ishte krijuar mbi flatrat e një zane”
-“Kish paguar një çmim tepër të lartë ngase kish jetuar tepër gjatë me një ëndërr të vetme.”
-“Për mua nuk kishte rëndësi. Pandershmëria e grave është diçka që nuk qortohet kurrë shumë seriozisht: nuk më pëlqeu për një moment, pastaj nuk mendova kurrë më për të.”
-“Më pëlqejnë festat e mëdha. Janë kaq intime. Në festat e vogla nuk ka privatësi”.
– “Kurdo që ndiheni se duhet ta kritikoni dikë, vetëm mbani mend se të gjithë njerëzit në botë nuk i kanë pasur avantazhet që i ke pasur ti”
– “Le t’ia shfaqim miqësinë dikujt kur është gjallë e jo pasi që të ketë vdekur”
– “Kursimi nga gjykimet është çështje e shpresës së pafundme”
– “Më ka rastisur ta kuptoj se nuk ka dallim mes njerëzve, në inteligjencë apo racë, aq të thellë sa diferenca mes të sëmurit dhe të shëndoshit”
– “Jam në mesin e shumë pak njerëzve të sinqertë që i kam njohur në jetë”
– “Është një avantazh shumë i madh të mos pini kur jeni në mesin e atyre që pine shumë”
– “Nesër do të vrapojmë më shpejt e duart do t’i shtrijmë më gjatë”
– “Njerëzit janë zhdukur, janë rishfaqur, kanë bërë plane për të shkuar diku dhe pastaj e kanë humbur njëri-tjetrin, kanë kërkuar për njëri-tjetrin dhe e kanë gjetur njëri-tjetrin pak metra larg”
– “Sytë e tyre u takuan dhe filluan ta shikonin njëri-tjetrin, të vetëm në hapësirë”
– “Nevojiten dy persona për një aksident”
– “Ajo ishte duke e ndjerë presionin e botës jashtë dhe dëshironte ta shihte atë dhe ta ndjente prezencën e tij afër saj dhe të sigurohej se ajo ishte duke e bërë gjënë e sigurt”.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.