Thënie nga “Një tragjedi amerikane” – Teodor Drajzer!

– Kuptova me dhimbje qe me theri ne zemer se cdo te thote te lakmosh ate qe nuk
e arrin dot.

– C’brenge te ngjall ne shpirt kur sheh se te gjithe flasin e qeshin, ndersa ti
rron fill i vetem.

– Kjo histori e jona qe nje vegim i mrekullueshem qe doli befas nga hici, nje
pjelle e fantazise se ndezur qe ka marre trajten e nje te vertete te gjalle.

– Ata i ndante nje mur i pakapercyeshem, qe ai e kish ngritur me duart e veta…

– Ishte e para here ne jete qe realiteti i ashper e i pameshirshem po i jepte
endrrave te asaj nje grusht kaq te eger.

– Qofshi i kulluar si engjell apo i zi si djalli vete, gjeja me e keqe qe mund
te besh eshte te qash ne sy te ndokujt.

– Mos gjykoni qe te mos ju gjykojne dhe me masen qe te matni me ate do t’ju matin.

– Sa ngadale vinte mbremja, sa ngadale gdhihej mengjesi! Sa e gjate ishte nata!C’psheretima dhe renkime! C’torture nate e dite pa ty…

– Ai i qe nenshtruar fatit me gjithe mend e me gjithe zemer. I’u zhduk edhe shpresa e fundit e endrres se tij. Mbaroi gjithcka! Keshtu ndodh kur nata e shuan vezullimin e fundit te muzgut ne horizont.

– Njerezit me ndjeshmeri te semure dhe me imagjinate te acaruar, ne rast se mendja e tyre has ne ndonje problem te koklavitur, kane nga caste te tilla: tronditen dhe ndergjegjia e tyre dehat aq sa te pakten perkohesisht marrezija ose lajthitja merr frerin ne dore. Ne te tilla raste vullneti e guximi ikin me nxitim per te ja lene vendin panikut dhe cmendurise se perkohshme.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.