Thënie për dashurinë

-Çdo dashuri që s’ka shoqërinë si pikënisje është si një mur i ndërtuar në rërë. – (Ella W. WILCOX)

-Gjithmonë ka ca çmenduri në dashuri. Por poashtu gjithmonë ka ndonjë arsye në çmenduri. – (Friedrich Nietsz)

-Dashuria është triumfi i imagjinatës mbi inteligjencën. – (H.L. MENCKEN)

-Ilaçi i vetëm i dashurisë është të dashurosh më shumë. – (Henry David THOREAU)

-Pasioni e bën botën të rrotullohet. Dashuria vetëm e bën një vend më të sigurtë. – (ICE T)

-Një fjalë na çliron nga të gjithë barrat dhe dhimbjet e jetës: ajo fjalë është “dashuria”. – SOFOKLIU

Dashuria ose është ose s’është! S’ekziston gjë e tillë si “dashuri e pakët” – (Toni MORRISON (1931 -2019)

-Dashuria s’është vendim. Është një ndjenjë. Sikur të mundnim të vendosim kë të duam do ishtë shumë më thjeshtë por shumë më pak magjike. – (Trey PARKER dhe Matt STONE,)

-Duaji të gjithë, beso vetëm disa. Askujt mos i bëj keq. – (William SHAKESPEARE (1564 – 1616),

-Mosha s’ju mbron nga dashuria, por dashuria, deri diku, ju mbron nga mosha. – (Jeanne MOREAU)

-Pjesa më e dhimbshme e një dashurie është t’i falni gabimet njëri-tjetrit.
(John SHEFFIELD)

-Mos provo asnjëherë një dashuri që s’e ndjen, sepse dashurinë s’e komandojmë dot! – (Alan WATTS)

-Mbase ndjenjat që përjetojmë kur jemi të dashuruar pasqyrojnë një gjendje normale. Të jeni të dashuruar tregon se si duhet të jetë një njeri në
të vërtetë. – (Anton CHEKHOV (1860 – 1904)

-T’i kesh frikën dashurisë do të thotë t’i keshë frikën jetës, dhe ata që i frigohen jetës janë tre pjesë të vdekur. – (Bertrand RUSSELL (1872 – 1970),

-Dashuria s’mjafton. Duhet të jetë themeli, gurthemeli – por në asnjë mënyrë struktura e tërë. Është shumë e lakueshme, shumë e butë. – (Bette DAVIS (1908 – 1989)

-Pastërtia e mendjes do të thotë çiltërsi e pasionit, prandaj një mendje e pastër dashuron nxehtësisht dhe sheh qartë atë që do. – (Blaise PASCAL (1623 – 1961)

-Takimi i dy personaliteteve është si një kontakt i dy substancave kimike: nëse ka reaksion, të dyja transformohen. – (Carl JUNG (1875 – 1961)

-Të duash dhe të të duan do të thotë të ndjesh diellin nga të dyja anët. – (David VISCOTT Si të jetosh me një person tjetër, 1974)

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.