Thënie për diturinë

Injoranca e tij ishte e mrekullueshme sikur dituria e tij. – Arthur Conan Doyle

Natyra e mire është më e vlefshme se dituria, më shumë se paraja, më shumë se nderi, për personin që e posedon. – Henry Ward Beecher

Dituria nuk ka vlerë përveç nëse e fut në praktikë. – Anton Chekhov

Dituria njerëzore është prind i dyshimit. – Fluke Greville

Dituria është burimi më demokratik i fuqisë. – Alvin Toffler

E gjithë dituria jonë na sjell më afër injorancës sonë. – T. S. Eliot

Dituria rritet në mënyrë eksponenciale. Sa më shumë që dimë, është më e madhe aftësia jonë për të mësuar dhe më shpejtë zgjerojmë bazën e diturisë sonë. – Dan Brown

Shumë dituri nuk bën për vendime të thjeshta. – Frank Herbert

Sa më pak që dimë, më i gjatë sqarimi. – Brian Herbert

Informacioni është llaç që edhe ngritë dhe shkatërron perandoritë. – Tobsha Learner

Çfarë njeriu nuk kupton, ai nuk e posedon. – Goethe

E gjithë dituria dhemb. –  Cassandra Clare

E gjithë dituria jonë është pjellë e perceptimeve tona. – Leonardo da Vinci

Dituria pa arsim është padrejtësi e armatosur. – Horaci

Vetëm dashuria hyjnore jep çelësat e diturisë. – Arthur Rimbaud

Dituria është sikur paraja: sa më shumë të marrësh, aq më shumë dëshiron. – Josh Billings

Çdo shtim i diturisë së vërtetë është shtim i fuqisë njerëzore. – Horace Mann

Dituri e vërtetë është të dish shkallën e injorancës së tjetrit.  – Konfuçi

Kur din diç, të tregosh që e din, dhe kur nuk din diç, të tregosh që nuk e din – kjo është dituri. – Konfuçi

Dituria e pakët në veprim është pafundësisht më e vlefshme se dituria e shumtë që ruhet. – Khalil Gibran

Besimi është dituri në zemër, përtej shtrirjes së dëshmisë. – Khalil Gibran

Hutimi është fillimi i diturisë. – Khalil Gibran

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.