Thënie të zgjuara për martesën!

Të të kem dhe të të mbaj, në të mirë e në të keq, në pasuri dhe varfëri, në sëmundje dhe në shëndet, të të dua dhe të të gëzoj, derisa vdekja të na ndajë. – Premtimi i martesës
Nëse çiftet në martesë do të bënin gjysmën e përpjekjeve që bëjnë kur i vinë njëri-tjetrit rrotull kur njihen, do të habiteshin sa mirë do të shkonin punët. – Billy Graham
Ai që nuk është xheloz, nuk është i dashuruar. – Saint Augustine
Qëllimi në martesë nuk është të mendosh njësoj me partnerin, por të mendosh bashkë me të. – Robert C. Dodds
Perëndia ka vendosur tipin e martesës kudo në krijim. Çdo krijesë kërkon përsosmërinë e saj tek dikush tjetër. Vetë qiejt dhe toka e portretizojnë më mirë. – Martin Luther
Kur shihni një çift që ecën në rrugë, ai që është disa hapa para është bashkëshorti që është çmendur. – Helen Rowland
Dashuria është e verbër, ndërsa martesa të kthen sytë. – Agatha Kristi
Këshilla ime është që të martoheni; nëse gjeni një grua të mirë, atëherë jeni të lumtur, nëse jo, atëherë do të bëheni filozof. – Sokrati
Mënyra më e mirë për ta mbajtur mend ditëlindjen e gruas, është ta harroni një herë. – H.V. Prochnow
Kam mësuar se vetëm dy gjëra janë të nevojshme për ta mbajtur gruan të lumtur. Së pari, lëreni të kuptojë se do të dalë e saja. Së dyti, lëreni t’i dalë e saja. – Lyndon B. Johnson
Kam vite që nuk i flas gruas, nuk kam dashur ta ndërpres. – Rodney Dangerfield
Sekreti i një martese të suksesshme, është të mos qëndrosh në shtëpi shumë. – Colin Chapman
Kur të shihni se me kë martohen disa vajza, atëherë kuptoni se sa shumë e urrejnë punën me të cilën nxjerrin jetesën. – Helen Rowland
Martesa nuk është ritual apo fundi. Është një kërcim i gjatë dhe intim së bashku, dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi se sa ndjesia e ekuilibrit dhe zgjedhja e partnerit. – Amy Bloom
Tërheqja hollohet pas një farë kohe dhe bukuria zbehet, por të martohesh me një burrë që të bën të qeshësh çdo ditë, kjo është dhuratë e madhe. – Joanne Woodward
Nuk keni pse të jeni në të njëjtën gjatësi vale për t’ia dalë në martesë. Mjafton të lundroni në valët e njëri-tjetrit. – Toni Sciarra Poynter
Trishtimi kujdeset për veten, por që të marrësh gëzimin e plotë, duhet të kesh dikë për ta ndarë. – Mark Twain